Kujdesi që duhet treguar ndaj kandilit të detit

Bregdeti shqiptar është pushtuar në këto muaj vere nga pushues të shumtë, vendas dhe të huaj.

Por në plazhin e Shëngjinit janë shfaqur kandila deti, që janë jo pak të rrezikshme për pushuesit.

Këtë fakt e konstaton edhe biologu Eltjon Halimi, profesor në Universitetin e Tiranës.

Ai e konsideron të pazakontë shtimin e kandilave të detit në bregdet. Sipas tij, shkak për shtimin e kësaj specieje bëhen disa faktorë të ndryshëm.

”Kujdes nga Kandili i detit! Shtimi i ndotjes nga materialet e pafiltruara në ujërat detarë ka shtuar këtë sezon në bregdetin shqiptar kandilët e detit!”, shkruan ai në një status në facebook.

Sipas tij, “qelizat e tyre në kontakt me lëkurën humane lëshojnë lëngun që përmban proteina të rrezikshme: paralizuese, neurotoksike dhe djegëse #Rhizostomapulmo”

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet misteri për kryqin gjigand në një pyll në Britani

Misteri i kryqit gjigant i shfaqur në një pyll pranë kufirit britanik...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.