Kukan uron Bashën: Shpresoj që do kontribuosh për të ardhmen europiane

Eurodeputeti Eduard Kukan uroi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreun e rizgjedhur të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në mesazh thuhet se Kukan shpreson se Basha do të kontribuojë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Urime të sinqerta Lulzim Bashës për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike.

Shpresoj se lidershipi i tij do të kontribuojë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Mirëpres bashkëpunimin tonë në të ardhmen”.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Da Vinçi i madh: Piktura e tij thyen çdo rekord botëror!

“Salvator Mundi” i Leonardo da Vinçit është bërë vepra artit më e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.