Kukësi dhe Korça zbardhen nga dëbora, temperaturat me minus



c641418f-41a8-491c-b701-2f4e0816edc4-0

Stina e dimrit duket se ka trokitur zyrtarisht në veri dhe juglindje të vendit.

Kjo e martë në Kukës ka nisur me temperatura ndjeshëm të ulëta, -1 gradë Celsius të shoqëruara me reshje bore dhe ngrica në disa zona të qytetit.

Në zonat malore, trashësia e dëborës arrin 10-20 cm.

Ndërkohë në Rrugën e Kombit situata paraqitet normale dhe pa probleme.Shtresa e dëbores në tunelin e Kalimashit është 4 cm, por qarkullimi është i lire.

Në rrugë kompania mirëmbajtëse ka hedhur kriper dhe mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e borës nga segmenti Tuneli i Kalimashit-Fushë Dugagjin.

Reshje dëborë janë regjistruar dhe në Korçë. Trashësia arrin deri në 5 cm, ndërsa mësohet se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Sa të zgjuar jeni sipas horoskopit, ja shenjat më inteligjente

Inteligjent lind apo bëhesh, kjo është çështja?? Besoni çfarë të doni në...
Read More