Kukës/RENEA dhe FNSH ”terror”, nis aksioni me 25 urdhër-arresti

E paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, se protesta në ”Rugën e Kombit” ka autorë dhe se shkaktarët do të dënohen sipas ligjit, mbrëmë banorët e Kukësit janë përballur me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pas aksionit të forcave RENEA, dhe të shoqërimeve të banorëve që prej mbrëmjes së djeshme, mësohet se Policia e Kukësit ka lëshuar 25 urdhër-arresti për protestuesit, mbi të cilët rëndojnë katër akuza, siç janë: ”Shkatërrim prone publike”, ”Goditje për shkak të detyrës”, ”Tubim i paligjshëm” dhe ”Kundërshtim i forcave të policisë”.

Mësohet jo zyrtarisht se 35 banorë janë shoqëruan në komisariatin e policisë. Operacioni i forcave speciale është kryer në koordimin me policinë. Familjarët e personave të ndaluar gjatë natës kanë qëndruar në komisariatin e Kukësit për të kërkuar informacion për të arrestuarit. ”Policët na terrorizuan, na erdhën me armë e maska në 4 të mëngjesit”,-thanë disa prej tyre.

Dhjetëra qytetarë protestuan dje në mesditë në rrugën e Kombit duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare ky vilen paratë e kalimit në rrugë. Protesta për taksën në Rrugën e Kombit që u shoqërua me akte dhune, për Prokurorinë e Përgjithshme ka autorë, shkaktarë dhe se do të ketë përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

Edhe për Prokurorinë kjo ngjarje ka autorë. Ditën e djeshme, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, u tha se do të ketë përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

“Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit. Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës”,-thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Me rastin e festave të 28-29 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët

Me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit, nga ora 10:00...
Read More