Kulmi i lumturisë arrihet në këto dy mosha

happiness

Nga mosha 16 vjeç deri në ditëlindjen e 21-të, dhe jeta që thuhet se fillon në të 40-tat, ka disa teori lidhur me moshën kur ne jemi në kulmin e lumturisë.

Por studime të fundit përcaktojnë dy mosha kur jemi më të lumtur dhe kjo do ju habisë.

Sipas ekspertëve të London School of Economics and Political Sciences, kulmi i lumturisë është në moshën 23 dhe 69 vjeç.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit pyetën 23 mijë vullnetarë të moshave nga 17 deri në 85 vjeç, dhe zbuluan se lumturia ka formën e U-së, ku më poshtë është në moshën e mesme dhe kulmon sërish në fund të spektrit.

Mosha 23 vjeç është koha kur njeriu përfundon studimet dhe sheh përpara për të ndërtuar karrierën dhe të krijojë të ardhurat e para reale vetë, me të gjitha liritë që vijnë.

Ndërsa në moshën 69-vjeçare shumë njerëz janë gati të shijojnë pensionin dhe të kujdesen për familjen që është rritur pas tyre.

Por megjithatë nuk është një lajm dhe aq i keq për ata të moshës së mesme, pasi studime të ndryshme kanë treguar disa hapa për tu siguruar për të qënë të lumtur në çdo moshë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Forcojini vithet, kofshët dhe stomakun me vetëm një ushtrim: galiç-spliti bullgar djeg celulitin dhe yndyrat

Ushtrimin të cilin po jua prezantojmë quhet split-galiç bullgar, ndërkaq ky emër...
Read More