Kultivonin bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari, një në kërkim

kanabis-7

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultvimit të bimëve narkotike, mesditën e sotme kanë goditur një rast të tillë.

Në bazë të informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Sokol Rrahmani 24 vjeç, banues në Zall, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• S.Sh.23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

Më datë 18.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Krujë, në fshatin Krastë, u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies:

• 416 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit e mësipërm janë kultivues të bimëve narkotike Cannabis Sattiva të asgjesuar me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kultivmi i bimëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar në nenin 284/2 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si u njoh Trump me modelen Melanie

Donald Trump ishte në lidhje me një femër tjetër kur u njoh...
Read More