Kum Jong-un refuzon takimin me zyrtarin e OKB-së

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka refuzuar të takohet me një zyrtar të lartë të OKB-së që gjendet për vizitë në vendin e tij, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Ky refuzim rrit frikën e shpërthimit të një lufte bërthamore, pasi të hënën ushtria e Kim Jongu-ut tronditi botën pas lëshimit të raketës ndërkontinentale që është e aftë të godas edhe kontinentin amerikan.

Kjo ka shkaktuar frikë se tanimë Koreja Veriore të mund të lëshojë një raketë të tillë në çdo moment.

Si rezultat, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet politike, Jefferey Feltman, bëri një vizitë të nxituar në Korenë Veriore, në përpjekje për të ndalur fushatën e lansimit të raketave.

Por përpjekjet e tij doli të jetë e kotë, pasi që Kim Jong-un refuzoi t’i flasë atij ballë për ballë.

Një ekspert i Koresë së Veriut, Paik Hai, ka thënë se ky refuzim erdhi pasi që Feltman do t’i kërkonte Kimit të ndalonte programet bërthamore dhe raketore.

“Kim mund të ketë frikë se takimi i tyre i mundshëm do të shihet si një shenjë e Phenianit duke hequr dorë nga ambiciet e saja bërthamore”.

Sundimtari i rrumbullakët në të kaluarën ka refuzuar të takohet edhe nga të dërguarit nga Kina, duke treguar shenja se ai nuk ka ndërmend të përfundojë programin e tij të raketave.

Donald Trump u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të OKB-së që të ndërpresin të gjitha marrëdhëniet me regjimin e Kim Jong-ut.

Shkruar Nga
More from Revista User

Indeksi global i terrorizmit – Shqipëria në mes të tabelës në Europë, e 91-ta në Botë

Shqipëria është thuaje në pozita të njëjta me një vit më parë...
Read More