“Kundërshto shumë dhe bindu pak”: Detajet e para nga Kuvendi i PD

Sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në Pallatin e Kongreseve janë mbledhur të gjithë strukturat e kësaj partie.

Në Kuvend i pranishëm është dhe themeluesi i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili është ulur në krahun e djathtë të kreut demokrat Lulzim Basha.

Në konventë nuk është parashikuar që të flasë Berisha, por 6 përfaqësues të tjerë të PD-së, ku fjalën përmbyllëse do e mbajë Basha.

Pranë tyre është ulur edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Kuvendin e hapi nënkryetari Edi Paloka.

Pas tij, një fjalim interesant mbajti Fato Murraj, anëtarja më e moshuar e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ajo bëri thirrje për bashkim.

“Kundërshto shumë dhe bindu pak”, këshilloi ajo të rinjtë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Durasana përforcon modelin tonë shoqëror dhe politik!

Nga Gentian Kaprata – Memo Sovranit Një nga të pavërtetat më të...
Read More