Kur alergjitë sezonale mund të jenë diçka më serioze, 6 shenjat që e paralajmërojnë

Gjatë kësaj periudhe të vitit, kur temperaturat kanë shumë luhatje dhe ajri është i ndotur, është e natyrshme që të keni hundë të kuqe, sy që ju lotojnë ose rrjedhje nga hundët, ngjashëm me alergjitë sezonale. Por, disa simptoma që njerëzit i ngatërrojnë me alergji të lehta mund të jenë në fakt shenja të problemeve të tjera shëndetësore – disa prej të cilave mund të jenë edhe serioze.

Sidomos, nëse ilaçet kundër alergjisë nuk po japin asnjë efekt, ose nëse vëreni që disa simptoma lehtësohen kur jeni në ambiente të mbyllura, duhet të bëni një vizitë mjekësore, shkruan “shëndeti”. Kushtojini vëmendje këtyre simptomave për të zbuluar nëse po përballeni me diçka më serioze se thjesht alergjitë.

Urtikarie kronike
Njerëzit mund të vuajnë nga urtikarie kronike dhe mendojnë se është për shkak të alergjisë. Nëse urtikariet zgjasin më shumë se 6 javë, atëherë këtu nuk e kanë fajin alergjitë. Urtikariet kronike zakonisht shfaqen për shkak të një problemi me tiroiden ose sistemin imunitar.

Sekrecione hunde në ngjyrë jeshile dhe dhimbje të faqes
Nëse keni dhimbje të faqeve, sidomos nëse dhimbja është vetëm në njërën anë, në pjesën e sinusit poshtë syve, dhe shoqërohet me sekrecione hunde në ngjyrë jeshile, ka më shumë mundësi të jetë një infeksion se thjesht alergji. Dhimbja mund të përhapet gjithashtu edhe në ballë dhe pjesët anësore të kokës.

Keni nisur së fundmi një mjekim të ri
Disa ilaçe mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me alergjitë. Ilaçet për zemrën, në përgjithësi, mund të shkaktojnë bllokim të hundëve. Pilulat për kontrollin e lindjeve gjithashtu mund të shkaktojnë simptoma nazale, që disa mund t’i ngatërrojnë me alergjitë.

Humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes
Bllokimi i hundëve për shkak të alergjisë zakonisht nuk çon në humbjen e shqisës së nuhatjes dhe shijes. Nëse po i përjetoni këto simptoma, mund të lidhen me disa strukturale, si polipet nazale, që janë masa jokancerogjene. Përveç se ju dëmtojnë këto shqisa, këto polipe mund të shkaktojnë bllokim të hundëve dhe në disa raste nevojitet ndërhyrje kirurgjikale për t’i hequr.

Dhimbje ose presion në fytyrë
Një tjetër gjendje që mund të shkaktojë dhimbje të faqes dhe rrjedhje nga hundët është sinusiti alergjik cungal. Mund të duket si infeksion, megjithatë është nga grimca të vogla fungale që kalojnë në sinuse dhe mund të shkaktojnë inflamacion.

Dhimbje koke
Po, alergjitë mund të çojnë në dhimbje koke të lidhura me presionin e sinusit. Por, nëse dhimbja e kokës shfaqet krejt papritur, sidomos nëse është aq e rëndë sa t’ju zgjojë natën ose shkakton të përziera, duhet të bëni një vizitë mjekësore. Një tumor, goditje në tru, ose edhe aneurizëm mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme të kokës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Cikloni në Madagaskar shkakton vdekjen e 38 personave

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën nga cikloni “Enavo”, i cili...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.