Kur bie borë në Rusi: Aksidente zinxhirore, veturat bëjnë patinazh

Raportohet se në rrugët e qytetit rus Vladivostoka, brenda 24 orë janë shënuar mbi 250 aksidente trafiku, si rezultat i botës së parë që raportohet se ka rënë mbi këtë vend.

Banorët e këtij qyteti kanë “vërshuar” rrjetet sociale, me fotografitë dhe videot e aksidenteve më të mëdha që kanë ndodhur.

Në disa prej tyre shihen shoferët se si me çdo kusht mundohet të ndalin veturat në rrugët e rrëshqitshme me qëllim që të shmangin aksidentet zinxhirore, madje disa prej tyre dilnin nga veturat duke u munduar t’i ndalin ato me duar.

Me një fjalë të gjitha rrugët u shndërruar në patinazh, ku veturat rrëshqisnin sikur të ishin saja dhe shoferët e tyre ndihen të pafuqishëm përballë motit të ligë.

Fatmirësisht nga të gjitha këto aksidentet askush nuk ka humbur jetën apo është lënduar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e hënë 30 tetor 2017

Dashi Klima yjore do jete e përshtatshme për te dashuruarit. Do keni...
Read More