Kur Bostoni mbeti qëllimisht pa mbrotjen e policisë

Më 9 shtator të vitit 1919, qyteti i Bostonit në Massachusetts mbeti qëllimisht pa mbrotjen e policisë, pasi kjo e fundit u hodh në grevë për ngritjen e rrogave.

Policëve nuk u ishin ngritur rrogat gjatë viteve të Luftës së parë Botërore, kur kostoja e jetesës u ngrit. Sindikata e policëve të Bostonit u themelua në vitin 1918 dhe u njoh nga Federata amerikane e Punës.

Kur negociatat për ngritjen e rrogave dështuan, sindikata e policëve votoi për t’u hedhur në grevë. Më 10 shtator, kryetari i Bashkisë së Bostonit i bëri thirrje gardës lokale që të kryente detyrat e policisë për të vënë rregullin.

Të nesërmen, Guvernatori i shtetit Massachusetts, Calvin Coolidge u bëri thirrje banorëve të Bostonit të respektonin ligjin dhe mori në punë policë të tjerë për të zëvendësuar grevistët. Përgjigja e guvernatorit mbetet edhe sot një citat shpesh i përmendur: “Nuk ekziston e drejta e grevës kundër rendit publik nga askush, në asnjë vend dhe asnjëherë.

Qëndrimi i prerë i Guvernatorit Coolidge kundër sindikatës tërhoqi vëmendjen kombëtare dhe shërbeu si një faktor me rëndësi në zgjedhjene e tij si kandidat për nënpresident nga Warren Harding në vitin 1920. Zoti Coolidge zëvendësoi presidentin Harding pas vdekjes në vitin 1923.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mijëra të arrestuar për terrorizëm në Iran

Irani ka njoftuar se forcat e sigurisë kanë arrestuar më shumë se...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.