Kur dhe si duhet të fillohet të lahen dhëmbët e fëmijëve dhe me cilat pasta dhe brusha

Higjiena e përditshme e dhëmbëve të sapodalë te fëmijët e vegjël është fillim i mësimit afatgjatë si dhe me cilat mjete të mirëmbajnë higjienën orale.

Te fëmijët e vegjël të cilët i kanë vetëm disa muaj, higjiena fillon me fshirjen e dhëmbëve me kompresë sterile pas racioneve.

Rëndësia e këtij veprimi është që të eliminohet biofilmi nga sipërfaqet e dhëmbëve në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e shumëzimit të baktereve të këqija të cilat shkaktojnë kariesin.

Në moshën prej gjashtë muajsh, fëmija merr brushën e parë me kokë të vogël dhe penj të butë dhe atëherë fillon të mësohet me veprimin e larjes së dhëmbëve.

Rolin më të rëndësishëm këtu e kanë prindërit të cilët me shembullin e tyre i mësojnë fëmijët në arritjen e shprehive të larjes së rregullt të dhëmbëve (standardi është të lahen dhëmbët tri herë në ditë, por minimale në mëngjes dhe në mbrëmje).

Shpesh prindërit ankohen që bëjnë luftë rreth asaj që fëmijës t’ia lajnë dhëmbët, mirëpo ai është proces i cili zgjat dhe duke u rritur fëmija gjithnjë e më shumë do të pranojë shprehinë e këtillë, aq më parë nëse çdo gjëje i qaset nëpërmjet lojës dhe argëtimit.

Në moshën deri në vitin e parë për mirëmbajtjen e higjienës orale janë të e mjaftueshme brusha e fëmijëve dhe uji, ndërkaq vetëm rreth vitit të parë fillon të aplikohet pasta e dhëmbëve.

Në fillim kjo është vetëm përshtatje ndaj shijes dhe mjafton të kalohet me brushë nëpër dhëmbë pasta e dhëmbëve në mënyrë që të arrihet sasia minimale.

Këtu duhet theksuar se si mjeti themelor është brusha e dhëmbëve, ndërkaq mjet ndihmës pasta, andaj si të tillë duhet edhe të trajtohet.

Me kalimin e kohës sasia e pastës mund të shtohet përafërsisht kur fëmija të mësohet të përziejë dhe të shpëlajë pastën me ujë, ndërkaq deri atëherë nëse edhe e përpin një pjesë të pastës asgjë e dëmshme nuk mund të ndodhë.

Shumica e pastave të fëmijëve në treg përmbajnë sasi minimale flori i cili vepron në mënyrë preventive, mirëpo vetëm zgjedhja e pastës nuk është vendimtare.

Rregull është që fëmijës deri në moshën 7 vjeç prindi t’ia lajë dhëmbët, sepse ai nuk është në gjendje në mënyrë cilësore dhe të pavarur ta bëjë këtë veprim, nga mosha 7 – 11 vjeç fëmija i lanë dhëmbët, ndërkaq prindi kontrollon se si i ka larë dhëmbët.

Vetëm nga mosha 12 vjeç konsiderohet që fëmija është i mësuar që pavarësisht dhe në mënyrë adekuate t’i lajë dhëmbët.

Për gjithë procedurën e përvetësimit të mirëmbajtjes së higjienës janë të nevojshme vullneti dhe angazhimi i prindërve, sepse njëherë nëse arrihet shprehia e larjes së rregullt të dhëmbëve mbetet për gjithë jetën dhe çon deri në buzëqeshje të shëndetshme dhe të lumtur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dua Lipa nominohet për tre çmime në “NME Awards”

Pas Brit Awards, në të cilën u nominuar për pesë çmime, këngëtarja...
Read More