Kur do të martohet Eli Fara? Përgjigjen e kësaj pyetje e zbulon babai i këngëtares

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin”, një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, rrëfeu edhe disa të fshehta nga jeta private duke zbuluar tipare nga një profil që publiku nuk e njeh.

Këngëtarja korçare Eli Fara zbuloi për herë të parë edhe planin që ka për një martesë në të ardhmen. Me thjeshtësinë që e karakterizon, Eli tha se nuk ka thënë asnjëherë as që do të martohet dhe as që nuk do të martohet sërish, këtë do ta vendosë fati.

Por ajo që çuditi më shumë ishte mendimi që ka i ati në lidhje me martesën e së bijës. Me humor, Eli tregoi se kur martesa bëhet temë diskutimi në familjen e saj, nuk është vetëm ajo e përfshirë, por edhe e bija Marina tashmë.

Madje, siç rrëfeu Eli, në një rast kur i ati fliste për gocat, për të madhen dhe për të voglën, çfarë do bëjnë, kur do martohen, kishte thënë: “Nëse nuk rregullohet e vogla, kjo e madhja do të mbetet fare pa u martuar.”

E pyetur për marrëdhënien e saj me vajzën, Marinën, këngëtarja rrëfeu se është personi më i rëndësishëm në jetën e saj. Ajo asnjëherë nuk do të pendohet që është bërë nënë, do të përkujdeset gjithmonë për të voglën e të shtrenjtën e saj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Parlamenti filipinez zgjat gjendjen e jashtëzakonshme: Frikë nga ISIS

Parlamenti i Filipineve ka venmdosur që ta zgjas gjendjen e jashtëzakonshme në...
Read More