Kur mashkulli bie në dashuri… 11 gjëra të vogla që ata fshehurazi i pëlqejnë te femra që e dashurojnë

couple

Ndoshta nuk ju’a thotë direkt, por ai i pëlqen këto gjëra të vogla që bëni

Kur mashkulli dashurohet në gruan, ekzistojnë shumë gjëra të vogla apo më pak të dukshme në lidhje me të dhe personalitetin e saj që i sjellin atij buzëqeshje – jo vetëm në fytyrë, por edhe në zemër, shkruan Your tango.

Pra, cilat janë ato gjëra që mashkulli në jetën tuaj sigurisht i pëlqen te ju, por ndoshta nuk ju ka thënë?

I pëlqen buzëqeshja që bën kur mendon për ju

Nuk ka rëndësi a është me stres në punë, i ngatërruar në komunikacion apo vetëm duke eksploruar në rrjetet sociale. Nëse është mashkull fatlum, ai do të ketë grua në jetën e tij e cila mund t’i sjellë buzëqeshje madje edhe kur nuk janë në vendbanim të njejtë.

Vetë mendimi për të apo vetë emri i saj, do ta ndriçojnë sikur fishekzjarret.

Atij i pëlqen kur ju nxjerrë buzëqeshje në fytyrë

A e keni vërejtur ndonjëherë mashkullin sikur ta shtyej era nga prapa kur arrinë të bëhet qesharak?

Mashkullit i pëlqen ta shohë gruan në jetën e saj të buzëqeshur dhe duke u argëtuar mirë. Më shumë se kaq, atij i pëlqen të jetë burimi i asaj buzëqeshje, madje edhe nëse duhet thënë batuta budallaqe për ta bërë të qeshë.

Ai pëlqen të jetë fizikisht afër jush

Pa marrë parasysh a jeni të përqafuar në divan apo qëndroni njëri pranë tjetrit duke pritur taksi, mashkulli pëlqen të jetë afër gruas që e dashuron. Kjo është mënyrë e shkëlqyer të ndjehet i lidhur me dikë – edhe fizikisht edhe emocionalisht.

Është vështirë të refuzohet ndjenja kur gruaja që e dashuron mbështetë kokën në gjoksin e tij apo pushon kokën në shpatullën e tij. Mos më pyetni përse, kjo është thjeshtë shkencë.

I pëlqen kur luani me flokët e tij gjatë vozitjes

Do të kisha dashur t’ju jap arësyen për këtë, por e tëra që mund të ju them kjo është gjëja më e mirë ndonjëherë.

Atij i pëlqen mënyra si buzëqeshni pasi që ju puthë

E njihni atë ndjenjën euforike që ju pushton kur puthni personin e vërtetë? Ndjenjën e endorfinës dhe emocioneve të cilat sikur ju pushtojnë? Shkëndija që e ndjeni kur putheni?

Nganjëherë, nuk ka tjetër reagim për këtë ndjenjë, por vetëm … buzëqeshja.

Atij i pëlqen kur ju kapë duke e shikuar

Meshkujt, sikurse të gjithë të tjerët, duan të ndjehen të dëshiruar. Shpesh, kur kërkojmë lidhjen, ndjehemi sikur vazhdimisht përpiqemi të dëshmohemi për të fituar vëmendjen. Dhe pastaj fitojmë idenë.

Kur jemi me gruan për të cilën ndjejmë se vërtetë dëshiron të jetë me ne – e cila na jep të njëjtën dashuri dhe kujdesin të cilin i ofrojmë – nuk ka ndjenjë më të mirë në botë.

Atij i pëlqen kur i bëni ato gjëra të vogla për të cilat sigurisht as që e dini se i bëni

Ndoshta është kruajtja e hundës, kur qesheni apo ndoshta i rrahni shpatullat kur jeni (pak) e acaruar. Ndoshta luani me flokët kur jeni pak nervoz.

Çka do që të jetë, ju e bëni këtë spontanisht, por ai e vërenë. Ai e vërenë, sepse kjo është njëra nga ato gjërat e vogla të cilat ju ndajnë nga cilado grua tjetër që ka njohur më parë. Kurse atij i pëlqen kjo.

Atij i pëlqen që gjithçka duket e natyrshme kur jeni bashkë

Dy njerëz të kënaqur që janë bashkë, do ta ndjejnë marrëdhënien e tyre si diçka e nytyrshme. Ata do të janë të kënaqur, por jo në mënyrë vetëkënaqësie, të mërzitshme. Ata do të janë të kënaqur duke marrë frymë thellë dhe shikohen në sy dhe mendojnë. “Pra, kështu duhet të jetë …”.

I pëlqen të dëgjojë këshillën tuaj

Kur vërtetë e respektoni dikë për atë që ai është, respektoni mendimin e tij.

Ju dëshironi të merrni këshillë nga ajo. Dëshironi të dëgjoni çka mendon ajo, dëshironi kontributin e saj dhe perspektivën. Nëse mashkulli në jetën e tij nuk kërkon vetëm mendimin tuaj, por vërtetë e merr pranë zemrës, si faktorin vendimtarë në vendimet e tij, kjo është shenjë e shkëlqyer.

I pëlqen kur keni kontakt fizik me të

Jo, nuk po mendojmë vetëm për seks. Po mendojmë për gjëra të vogla – përqafime të rastësishme, puthje të rastësishme në faqe, rastësisht dora mbi gjunjë kur jeni ulur pranë tij apo dora rreth tij kur jeni duke ecur.

Këto janë gjëra, mund të themi, të cilat janë më intime se seksi. Cilët do dy persona që ndjejnë tërheqje mund të kanë marrëdhënie seksuale, por gjestet e vogla fizike janë gjëra që i bëni vetëm me dikë që vërtetë e dashuroni.

Këto janë gjëra që ju lidhin së bashku. Këto janë gjëra që kombinojnë energjinë tuaj dhe i shëndrrojnë “ty-mua” në “ne”

Atij i pëlqen të të shikojë në sy

Nganjëherë është bezdi të shikosh në sytë e dikujt tjetër. Nuk jeni të sigurtë ku saktë të shikoni, në cilin sy të shikoni apo ndoshta duhet të shikoni vetëm në fundin e hundës.

Por me ju është ndryshe. Dridhjet e çuditshme zhduken dhe zëvendësohen me emocione.

Shpresa. Dashuria. Dashuria e cila mund vetëm të rritet mes dy njerëzve të cilët i hapin dritaret e shpirtrave të tyre dhe mundësojnë të arrijnë njëri tjetrin dhe përqafohen. Kthjelltësia e qetë tregon se dëshironi ta mbani shikimin tuaj, e jo ta shkëpusni.

Kur gruaja është ajo e duhura në jetën e mashkullit – mendoj, kur është vërtetë ajo e duhura – kurrë nuk do të jetë lista mjaft e gjatë që të shpjegojë të gjitha që atij i pëlqejnë te ajo dhe çka dashuron në lidhje me të.

Kurrë nuk do të mjaftojnë fjalët e forta me të cilat do të mund ta përshkruaj si ndjehet dhe sa thellë ndjenë për të.

Dhe më besoni, nuk ka fjalë që do të janë të mjaftueshme, kjo mund të jetë vetëm dashuria.

Shkruar Nga
More from Revista User

Angelina Jolie blen super shtëpi 25 milionë dollarëshe, si duket brenda vilës

Angelina Jolie është duke u vendosur përfundimisht në Los Angelos, pasi ajo...
Read More