Kur moda bashkohet me kauza të rëndësishme/Nis në Milano projekti

Kur e bukura bashkohet me të mirën dhe solidarizohet, atëherë moda arrin nivelet e saj më të larta. Të bësh mirë na bën mirë! Jo vetëm për Krishtlindje. Dhe nuk duhet të presim festat për t’iu dedikuar të tjerëve dhe kauzave të mira. Përkundrazi. Ka shumë takime bamirësie që dinë t’i japin një ndjesi të thellë këtë vjeshtë mes modës për shoqërinë dhe shitjeve të stilimeve me qëllim përfitimi.

Mbani shënim dhe hapni zemrën ndaj një kauze të mirë, ka shumë që mund t’I dedikoheni dhe me të cilat të mbështesni pasionet tuaja të modës. Duke nisur pikërisht nga shitjet e garderobës më fashion të Milanos të t-shirt kundër bulizmit, deri te bamirësitë më ekskluzive, te të cilat mund të merrni pjesë edhe ju.

“Kthe Krishtlindjen me Autorët”, një projekt sensibilizimi me të shkruarin dhe të lexuarin me qëllim përfitimi që do do të ketë një bashkëpunim të rëndësishëm me botën e modës. Shkrimtarët dhe fytyrat e njohura, të fotografuar nga Malena Mazza do të jenë protagonist të një shfaqjeje fotografike si denoncim kundër bulizmit, i sponsorizuar nga Aspesi dhe me mbështetjen e komunës së Milanos. Do të prezantohet gjatë një eventi për mbledhje fondesh për Shtëpinë pediatrike Fatebebefratelli, në hotelin Magna Pars të Milanos, më 30 Nëntor 2017.

Përballë kësaj Aspesi ka realizaur edhe t-shirt në edicion të limituar me mesazhin “Stop Bulizmit”. Janë të disponueshme në dyqanet e markës në rrugën Montenapoleone 13 në Milano, nga 1 dhjetori. Bluzat do të shiten me një çmim prej 70 eurosh. Të ardhurat do të shkojnë për shtëpinë Pediatrike. “Bulizmi është një formë e dhunës fizike dhe psikologjike së cilës i bindemi me forcë. Është ky motivi që na ka nxitur për të marrë pjesë në këtë projekt”- ka thënë Fabio Gnocchi, Administrator i Aspesit.

Takimi është në 19 nëntor në Milano, nga ora 17:00-21:00 te Hotel Bianca Maria Palace Hotel per Milano Wanted Wardrobes. Bamirësitë e modës do shkojnë për fëmijet e Haitit dhe Fondacionin Francesca Rava dhe në të njëjtën kohë të blejën me çmime solidarizimi veshje dhe aksesorë firmato dhe fustane couture nga garderobat më prestigjoze të qytetit.

Ngjarja do të shoqërohet gjithashtu me shfaqjen e gatimit të kuzhinierit Claudio Sadler dhe të ardhurat e shitjeve do të shpenzohen në projekte të mëdha në Haiti në fushën e shëndetësisë, trajnimit, shpërndarjes së ushqimit dhe mikpritjes, për fëmijët jetimë dhe të varfër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sjelljet që një mashkull i bën vetëm për vajzën që dashuron

Meshkujt dhe femrat kanë mënyra të ndryshme nga njëri-tjetri sesi shprehin ndjenjat....
Read More