Kur në vend të grimit…bën një gabim

Ndoshta pa e ditur as vetë, ndonjëherë gaboni para pasqyrës me instrumentet dhe produktet e grimit. Dhe gabimin e mban mbi vete gjithë ditën, fytyra juaj. Mjaft më!

Mjeshtrit e grimit ju tregojnë gafat më të shpeshta dhe çfarë duhet të bëni për t’u dukur më bukur.
Lapsi jua bën sytë më të vegjël

Çfarë gabimi keni bërë? Keni lyer disa herë pjesën e brendshme poshtë syrit.

Çfarë duhet bërë? Lyeni pjesën e sipërme që e bën syrin të duket më i madh. Vendoseni lapsin në këndin e brendshëm të kapakut dhe hiqni një vijë të pandërprerë deri në këndin tjetër. Ushtroni më pak forcë mbi qerpikët e fundit dhe holloni ndonjë pjesë më të trashë që e keni bërë gabimisht me një pambuk veshësh ose furçë lapsi.

Në buzë ngel vetëm konturi

Çfarë gabimi keni bërë? Lapsi juaj i buzëve është shumë i errët ose buzëkuqi zbehet para tij dhe mbetet vetëm një vijë e pahijshme rreth buzëve.

Çfarë duhet bërë? Përdorni një laps që i afrohet më tepër ngjyrës natyrale të buzëve. Nisni nga cepi i buzës së sipërme dhe shkoni drejt qendrës. Përsëriteni në gjysmën tjetër dhe pastaj në buzën e poshtme. Pastaj, mbushni plotësisht buzët me lapsin. Kjo ju siguron që kur t’i lyeni me buzëkuq ai do zbehet më ngadalë.

Fytyra ka ngjyrë tjetër nga qafa

Çfarë gabimi keni bërë? Po përdorni nuancën e gabuar të fondotintës.

Çfarë duhet bërë? Shkoni në një dyqan kozmetike dhe provoni nuanca të ndryshme. E duhura do të zhduket Brenda lëkurës kur ta aplikoni. Në dyqanet e thjeshta kërkoni guidat e toneve të lëkurës të firmave të njohura, të cilat do ju ndihmojnë të gjeni nuancën perfekte.

Qerpikë të ngjitur, qerpikë të ndarë

Çfarë gabimi keni bërë? Ose vendosni shumë shtresa maskarë, ose ajo që përdorni është tharë shumë.

Çfarë duhet bërë? Një maskara e re bën një aplikim më të pastër. Hidheni të vjetrën tre muaj pasi e keni hapur. Para se ta aplikoni, fshijeni furçën rreth buzëve të konfeksionit, për të hequr bojën e tepërt. Mos u lyeni më tepër seç duhet. Një ose dy aplikime mjaftojnë.

Keni shirita të kuq në çdo faqe

Çfarë gabimi keni bërë? Vendosni shumë të kuq, ose përdorni furçën e gabuar.

Çfarë duhet bërë? Hidhini furçat e vjetra. Përdorni furça të buta. Shkundini nga pluhuri i tepërt. Qeshni sikur do dilni në fotografi dhe aplikojeni në mollëzat e faqeve, ku lëkura skuqet natyralisht deri në pjesën e jashtme të faqeve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Maskat dhunojnë kryefamiljarin në Lezhë dhe marrin 400 mijë lekë në banesë, asnjë i identifikuar

Një grabitje me dhunë ka ndodhur në një fshat të Lezhës, ku...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.