Kur partneri ka luhatje humori

Nëse partneri ndihet keq,si duhet të veprojë partnerja që ai të dalë nga gjendje dhe të ndihmojë në përmirësimin e humorit të tij?

Pas përgatitjes së darkës që mund të marrë 1-2 orë, e gjithë familja është e qetë, por bashkëshorti juaj kthehet në shtëpi pa humor; pas punës, shkoni të dy në një qendër tregtare, por sapo ju sheh ai ju pyet pak me ton: “përse u vonuat”…

Kur përballeni me këto situata të krijuara nga partneri juaj, si duhet të veproni? Si ta ndihmoni partnerin të dalë nga gjendja jo e mirë e humorit?

Bashkëshorti(ja): përkrahës emocional
Partneri apo partnerja bëhen mbështetës të njëri-tjetrit në shumë fusha, por sidomos në atë emocionale. Kur ai apo jo nuk ndihet mirë nga bota shpirtërore ju përpiqeni për ta ndryshuar këtë gjendje të tij apo saj. Kur partneri zhytet në një gjendje jo të mirë emocionale, ka mungesë vitaliteti, atëherë ne mund ta ndihmojnë për të stimuluar energjinë e tij duke folur me të apo qoftë dhe një përqafim dhe një fjalë e ngrohtë. Ky rol është shumë thelbësor në një marrëdhënie.

“Mjedisi favorizues” në të mirë të përmirësimit të humorit
Psikologu britanik Donald.W. Winnicott paraqiti një teori: formimi i “mjedisit favorizues” në marrëdhënie mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit. E thënë më thjeshtë: kur një person përballet me probleme psikologjike dhe kërkon ndihmë, nëse mund të ketë një sup ku të mbështetet dhe persona të afërt që kujdesen për të me tolerancë për veprimet e përkohshme “fëmijërore”, ky person do të çlirohet nga shqetësimet, depresioni dhe zemërimi, pas një periudhe jo të largët.

Opinionet e Winnicott-it janë përdorur gjerësisht në konsultimet psikologjike, nëpër shkolla etj.

Si ta përballojmë humorin e keq të partnerit?

1. Kuptojeni partnerin
Në fillim dhamë një shembull ku partnerja përgatit një darkë të shijshme dhe partneri kthehet në shtëpi pa humor. Në këtë situatë mos e rëndoni më shumë situatën duke e kritikuar, por përpiquni që ta kuptoni gjendjen e tij. Ndoshta mund ta pyesni: “E shoh që je pa humor, nëse do mund të flasim për problemi që ke..”

2. Mos arrini në përfundime pa e pyetur mirë se cili është shkaku i gjendjes jo të mirë emocionale
Ndoshta partneri juaj ka pasur një ditë jo të mirë në punë, ndoshta ka pasur probleme me shefin dhe këtë zemërim e transmeton tek ju; më pas ju nisni dhe imagjino se çfarë mund t’i ketë ndodhur. Mënyra më e mirë për ta marrë vesh këtë është ta pyesni me kujdes.

Ndonëse është e vështirë të përballeni me humorin jo të mirë të partnerit tuaj, gjithsesi duhet të tregoheni gjakftohtë dhe të kujdeseni për të. Më pas, pasi ai të jetë qetësuar do t’ju falënderojë dhe çmojë për mirëkuptimin dhe kështu do të përmirësohet dhe forcohet më tej marrëdhënia juaj.

3. Dëgjojeni me durim partnerin
Dëgjojeni me vëmendje shpjegimin e tij dhe lëreni të kuptojë që ju kujdeseni për të dhe jeni aty për të.
Ka shumë rëndësi që ai të hapet me ju. Shoqërimi që i jepni ofron përkrahje dhe është një ngushëllim i mëdha për të. Pas përfundimit të shpjegimeve të tij, mund t’i thoni se çdo gjë do të kalojë.

4. Përmirësimi i humorit
Kur humori i partnerit përmirësohet gradualisht në qetësi atëherë nisni të flisni me të më gjerësisht dhe të punoni me të për rregullimin e humorit, shkruan Cri.cn. Nëse partneri shfaq përsëri humor jo të mirë dhe nuk mund të dalë nga ky emocion, atëherë këshillohet ndihma nga psikologët ose specialistët e fushës.

Shkruar Nga
More from Revista User

NATO së shpejti shton trupat në Afganistan

Gjendja e sigurisë në Afganistan mbetet ende një „sfidë", tha Sekretari i...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.