Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

Besimtarët myslimanë në Shqipëri e Kosovë festojnë sot një nga ditët më të dashura për ta, Kurban Bajramin.

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin Skëndërbej.

Besimtarët janë mbledhur në shesh rreth orës 05:30 duke nisur namazin e sabahut dhe më pas me leximin e Kuranit dhe fjalën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj deri në orën 07:00 kur është falur namazi i Bajramit.

Kreu i KMSH-së, hoxhë Skënder Bruçaj gjatë faljes së namazit ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

“Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne”,- tha Brucaj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rushen Golemi, kirurgia me shpirt të lirë, tani lutet për ne nga parajsa!

  Rushen Golemi u nda nga jeta dje, në një ditë plot...
Read More