Kush e kapi kokainën? Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë: Ishte operacion ndërkombëtar

 

Kapja e 613 kilogram kokainë të ardhur nga Kolumbia në Portin e Durrësit, vazhdon të komentohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kolumbi.

Deri më tani është e paqartë se kush mori pjesë në operacionin e kapjes së kokainës, dhe kush ishin agjencitë që bashkëpunuan.

Nga njëra anë, ministria e Brendshme shqiptare dhe kryeministri i vendit kanë deklaruar se operacioni ishte ekskluziv i Shqipërisë, dhe agjencive shqiptare.

Por, nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë ka bërë një deklaratë, e cila hedh poshtë pretendimet e palës shqiptare.

Sipas Luis Carlos Villegas, operacioni i kapjes së Kokainës në Shqipëri ka qenë një operacion ndërkombëtar.

“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar per një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare per kapjen e 613 kilogramë kokainë nga bandës kriminale “Gulf klan” te cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, ne Shqipëri, më 2 mars. 

Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni qe e la Kolumbi në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte ne disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua.

Droga, kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontejnerin dhe gjeti drogen”, ka deklaruar ministri kolumbian.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ky vend ofron 10 mijë dollarë për të jetuar aty…

Nëse kërkoni një vend për të punuar dhe i qetë, jashtë zhurmës,...
Read More