Kush është “koka” e bandës, njeriu me 2 emra që porositi vrasjen e mikut të Shullazit

Policia e Tiranës ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili dyshohet përfshirë në vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit në kryeqytet. Mes pjesëtarëve të këtij grupi është edhe një emër jo pak i njohur për policinë: Altin Aurel Hoxhallari, i cili ndodhet në kërkim nga policia, dhe që cilësohet ‘koka’ e këtij grupi të strukturuar kriminal. Katër anëtarët e grupit janë arrestuar nga policia, mes të cilëve edhe një grek.

Ky i fundit, sipas burimeve zyrtare të policisë, është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Devi Kasmin.

Por kush është Altin Aurel Hoxhallari, personi me dy emra, që arriti t’i shpëtojë sërish policisë?

Në vitin 2015, Aurel Hoxhallari u arrestua nga uniformat blu së bashku me kushëririn e tij, Amarildo Hoxhallari, pasi dyshoheshin si porositësit e vrasjes së Pajtim Serjanit, njëri prej miqve të Emiljano Shullazit.

Në atë kohë, dy kushërinjtë Hoxhallari dyshohet se i kishin siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme të dyshuarit Arjanit Sterio për të kryer ekzekutimin e Serjanit, ku nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vdekur atentatori Sterio.

Ndërkohë, Aurel Hoxhallari u la i lirë nga gjykata, pasi nuk u gjetën prova të forta për të vërtetuar lidhjen e tij me atentatin e dështuar ndaj Serjanit.

Ky i fundit, është liruar nga burgu në Maj 2017, pasi ka përfunduar dënimin për gjobëvënie ndaj një biznesmeni.

Shkruar Nga
More from Revista User

Xhensila, mbresëlënëse edhe kur shfaqet pa grim

Xhensila Myrtezaj është këngëtare shumë e dashur për publikun. [ngg_images source="galleries" container_ids="1036"...
Read More