Kush “ia merr shpirtin” Çiljetës?

Duket se mashkulli që ia bën jetën sa të bukur aq edhe të vështirë Çiljeta Xhilagës, është pikërisht djali i saj i vogël Fernando.

E ftuar këtë të hënë “Në Kurthin e Piter Pan” në Televizionin Klan, këngëtarja tha se ai është mashkulli i jetës së saj.

E teksa ishte në skenë, asaj nuk iu desh që t’i përgjigjej vetëm pyetjeve të fëmijëve të spektaklit, por edhe ato të djalit të saj.

Fillimisht fëmijët e pyetën Çiljetën nëse do të martohet.

“Unë e kam një burrë të vogël të shtëpia me emrin Fernando, që ai edhe kur ikën te gjyshja më merr në telefon dhe më thotë hape pak kamerën të shoh me kë je te shtëpia… le që s’më le të martohem mua ai”, tha Çiljeta me shaka.

Në këtë moment në skenë erdhi pikërisht Fernando. Prezantuesja Alketa Vejsiu i sugjeroi që ta pyete Çiljetën nëse do t’i bënte një motër apo një vëlla.

“Vëlla”, tha Fernando duke iu drejtuar nënës së tij me një dëshirë, më shumë sesa një pyetje.

Në këtë pikë Çiljeta tha: “Një vëlla do? Po kismet…”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vetingu i Ramës në politikë, refuzimi i Xhafës dhe e ardhmja e pasurive të politikanëve…

  U deshën tre vjet debat që vetingu në drejtësi të fillojë...
Read More