Kush janë romët? Njihuni me një kulturë mijëravjeçare

Të pranishëm në shumë vende të botës si dhe hebrenjtë, romët janë persekutuar nga nazizmi, por jo vetëm. Sot shumëkush u frikësohet, por pak e njohin historinë e tyre dhe kulturën e tyre mijëvjeçare

Nga Franco Capone

Ata preferojnë të quhen romë, çka në gjuhën e tyre rome, do të thotë “njeri”. Dhe të përcaktojë si gaxhi, “të tjerët”, pjesën tjetër të botës, që është jo-rome. Gaxhi, është për ta një person paragjykues, supersticioz dhe ndonjëherë i dhunshëm. Nga ana e tyre gaxhijtë, i thërrasin romët ciganë dhe mendojnë se ata janë të pisët, të pabesë, hajdutë, dhe të pa kulturë. Por përgjithësimi është i gabuar: në Europën Lindore, dhe në shumë raste edhe në Itali, romët jetojnë në shtëpi normale, punojnë, studiojnë dhe jetojnë së bashku me të tjerët.

Ardhja nga India

Por a kanë qenë gjithmonë nomadë romët? A është e vërtetë që ata nuk kanë kulturë? Pse shihen si lypës? Kush janë ata? Shtatë milion romët që jetojnë sot në Europë, vijnë nga një popullsi që fliste një formë vulgare të gjuhës sanskrite, prakliton. Rreth vitit 1000 p.e.s., ata u larguan nga delta e Indusit, midis Indisë dhe Pakistanit. Mes tyre kishte ekspertë në përpunimin e metaleve, të quajtur athinganoi, prej nga rrjedh edhe termi “cigan”. Në 4 shekuj romët u vendosën në shumë vende evropiane, duke filluar nga Ballkani. Që në atë kohë, ata silleshin të gjithë në të njëjtën mënyrë, duke ndryshuar ekonominë dhe ritmin e jetës së tyre, në përputhje me mundësitë e ofruara nga vendet pritëse. Zona ballkanike dhe Rumania, kanë sot 90 për qind të romëve europianë. Periudha e Perandorisë Osmane i pa ata të zhvillonin një numër të madh profesionesh, sidomos artizanatet. Në fund të shekullit XVI, të gjithë romët ishin të regjistruar, banonin në shtëpi të përhershme dhe paguanin taksa. Në këtë pjesë të Europës, ku kaq shumë popuj kanë luftuar për identitetin e tyre, romët lëviznin me shumë kujdes. Ata nuk u përfshinë në asnjë luftë, u shpërndanë në njësi të vogla, familje të zgjeruara që herë-herë bëheshin bashkë. Në thelb, nomadizmi ishte një përshtatje ndaj represionit, dhe jo një karakteristikë etnike.

Pelegrinë të “rekomanduar”

Mes viteve 1417-1430, nga Italia në Holandë, u vunë re grupe pelegrinësh që thoshin se ishin “egjiptianë”. Ata drejtoheshin nga “kontë” dhe “duke” të supozuar, të përbërë nga burra, gra, fëmijë, kuaj dhe qen. Kronikanët e kohës, rrëfenin gjithmonë të njëjtin version: “Jemi egjiptianë, por të krishterë, duhet të shlyejmë pendesën për mëkatin e braktisjes së fesë, që na dënon me një pelegrinazh 7-vjeçar. Ju lutemi na ndihmoni!”. Letrat që mbanin me vete ishin nënshkruar nga Sigismundi, perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake, nga Papa apo nga personalitete të tjera të mëdha. Disa ishin të vërteta, shumë të tjerë të falsifikuara. Rezultati: Shumë qytete dhanë donacione të konsiderueshme për të ashtuquajturit “egjiptianë”. Por një pelegrinazh i besueshëm, nuk mund të zgjaste përgjithmonë.

Nisja e persekutimit

Kështu u krijuan banda për dëbimin e romëve. Kjo përkoi me lindjen në industrinë në Europës Perëndimore, e cila kërkonte punë më orare të rregullta dhe paga fikse, dhe që nuk lejonte format e lypjes apo zanateve jo të qëndrueshme. Pavarësisht shtypjes (në një fazë, ai që vriste një cigan, kishte të drejtë të merrte pasurinë e tij), romët u vendosën në territore të ndryshme, nga ku morën emrat sintët piedmontezë, sintët lombardë, kalet andaluzinë, manushët francezë, romanikalët e Uellsit.

Pesëdhjetë për qind e gjuhës së tyre mbeti ajo e origjinës, për pjesën tjetër huazuan terma të gjuhëve lokale. Disa rrethana i bashkojnë romët dhe hebrenjtë: që të dy popujt kanë qenë skllevër. Të parët u akuzuan se ishin pasardhës të linjës së mallkuar të Kainit, të dytët të vrasjes së zotave. Nga nazistët, hebrenjtë pësuan shoah (shkatërrim), romët porrajmos (asgjësimin). Mbi 500 mijë romë u vranë në kampet naziste të përqendrimit. Por nëse gjermanët e njohën dëmin e parë, për romët nuk ka patur asnjë dëmshpërblim. Arsyeja është se romët nuk janë një popull, por një komunitet kulturor.

“Diplomim” i dyfishtë

Një gazetar i “National Geographic” organizoi një udhëtim të gjatë me një romanikal, rom nga Uellsi, dhe tregoi se ai mund të komunikojë në fjalë, gjeste dhe këngë me romët nga pjesë të ndryshme të botës. Nëse hebrenjtë kishin Biblën, si një bazament të identitetit të tyre kulturor, romët kishin gjithmonë muzikën. Muzika rome ka ndikuar dhe pasuruar kompozitorë si Johannes Brahms, Franc Shubert, Moris Ravel, Igor Stravinski, Peter Çajkovski. Muzika rome, ka themeluar xhazin europian. Është një mënyrë për të komunikuar. “Në muzikë ekziston gjuha, etika, filozofia e jetës, rrëfimi, kujtesa jonë”- thotë Santino Spineli, muzikolog në Universitetin e Triestes. Pastaj një tipar tjetër i fortë i kulturës rome janë ritet funerale. Ndonjëherë kur një person vdes, të gjitha sendet e tij, duke përfshirë edhe rulotin, digjet për të siguruar që ato të mos krijojnë disnivelime dhe dallime sociale midis të afërmve në grup.

Sidomos në vendet Lindore, varrezat janë të mëdha: aty gjejnë vend shtrati, komoja, pikturat, modele motorësh dhe makinash luksoze. Këto varre të kujtojnë ato të egjiptianëve. Një traditë tjetër, ligji i romëve. Nuk i mbivendoset atij të shtetit, por romët e respektojnë atë germë për germë: rregullon mosmarrëveshjet, dëmet, konfliktet martesore. Nëse ngjarja është serioze, gjyqtarët vijnë nga komunitete të tjera, si një garanci për drejtësi. Dënimi është gjithmonë një kompensim financiar.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Roli i autonomisë fiskale në rritjen ekonomike rajonale

Nga Eniel Ninka Qeveritë vendore, vetëm për faktin që kanë më shumë...
Read More