Kush janë viktimat e atentatit, të dy të akuzuar për vrasje

dalipaj

Ervin Dalipaj u ekzekutua sot në një atentat pranë mbikalimit të Sukthit në Durrës, ndërsa ishte në arrati për një akuzë të rëndë, atë të rrëmbimit, torturimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut. Dalipaj ka mbajtur postin e Shefit Kundër Krimit Ekonomik në Tiranë deri në tetor të vitit 2013, kur u pezullua nga detyra me urdhër të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk kreu detyrën gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” për bllokimin e lojërave të fatit.

Ervin Dalipaj akuzohej gjithashtu për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të 2016-ës në Durrës. Bashkë me Denis Shtrazën ata akuzoheshin për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.

Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga Policia Gjyqësore, por më pas janë lënë të lirë. Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, Ervin Dalipaj nuk ka qenë në kërkim.

Ndërkohë Dautaj ka qenë i akuzuar për vrasjen në 2012. Ai akuzohej për vrasjen e Fation Bamit, i cili u qellua ne mjetin e tij. Ngjarja ka ndohur me 17 mars te 2012 ne Vlore. Lidhur me kete ngjarje Dautaj u shpall i pafajshem.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mami Vera, shembulli që ndjek Rita Ora

Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme në botë për...
Read More