Kuvendi: PD bojkoton komisionin, LSI dërgon vetëm një përfaqësues



Ditën e djeshme dy Grupet Parlamentare të PD-së dhe LSI-së bënë thirrje për mosbindje të qytetarëve.

Partia Demokratike sot ka bojkotuar Komisionin e Ekonomisë, ndërsa nga LSI i pranishëm ka qenë vetëm Edmond Haxhinasto, kurse Përparim Spahiu ka munguar.

Ish-ministri i Transporteve, i cili është shprehur pro vendosjes së tarifës për kalimin në rrugën Durrës- Kukës gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ishte i pranishëm kur deputetët socialistë po diskutonin për ratifikimin e dy marrëveshjeve.

Kujtojmë që pas mbledhjes së mbrëmshme, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u shprehën se do të ketë protesta popullore në të gjithë Shqipërinë kundër taksave të vendosura nga qeveria e Ramës.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Zbulohen dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Londër

  Një shtëpi ankandesh në londër “The saleroom” ka zbulur dhe nxjerrë...
Read More