Kuvendi voton kundër arrestimit të Tahirit

Kuvendi miratoi me 75 vota pro raportin e mazhorancës në Këshillin e Mandateve, i cili nuk lejonte arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Në sallë ishin 134 deputetë të pranishëm.

Drejtuesi i seancës, Gramoz Ruçi tha se votimi është i hapur sipas Kushtetutës.

Sipas tij, raporti miratohet me shumicë të thjeshtë.

Pas nisjes së votimit, 75 deputetë pro dhe 60 deputetë kundër për raportin e mazhorancës.

Më pas 75 deputetë votuan kundër dhe 60 deputetë pro për raportin e opozitës.

Përpara se të niste votimi, deputeti demokrat, Flamur Noka deklaroi: “Dokumenti i paraqitur dje në konferencën për shtyp nga Saimir Tahiri në konferencën për shtyp, nuk është me numër protokolli, pra është fals”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Pa reformuar politikën nuk mund të ketë drejtësi

Nga Ervis Iljazaj Rasti i Saimir Tahirit, është rasti i parë i...
Read More