Ky është vendi i ëndrrave, mund të bëhesh milioner duke punuar vetëm 1 vit

Fondi sovran i Norvegjisë, më i madhi në botë, arriti për herë të parë 1 000 miliardë dollarë, njoftoi banka qendrore norvegjeze e ngarkuar me menaxhimin e tij.

Ky nivel përbën gati 189 000 dollarë për çdo banor të Norvegjisë, që aktualisht ka 5,3 milionë.

I krijuar në vitet 1990 për të shfrytëzuar të ardhurat e naftës për shtetin norvegjez, fondi kaloi këtë nivel simbolik falë vlerësimit të monedhave kryesore botërore në raport me dollarin dhe ecurisë së mirë të bursave.

I përbërë kryesisht nga aksione (65,1 për qind të totalin në fund të tremujorit të dytë) por gjithashtu edhe nga bono thesari dhe asete në pasuri të patundshme, fondi sovran norvegjez është një investitor me shumë peshë që është i pranishëm në rreth 9 000 sipërmarrje, si dhe ai vetëm kontrollon 1,3 për qind të kapitalit botëror dhe 2,3 për qind të atij evropian.

“Mendoj se askush nuk priste që fondi të arrinte në vlerën e 1 000 miliardë dollarëve kur u bë derdhja e parë nga të ardhurat e naftës (një çek modest prej 300 milionë dollarësh, shën. i përkth.) në vitin 1996”, thotë drejtori i fondit, Yngve Slyngstad, në një komunikatë.

Ky kursim faraonik ka për synim të financojë shtetin social kur burimet e naftës të shterojnë.

Vitin e kaluar, Oslo tërhoqi për herë të parë të ardhura nga fondi i kursimeve për shkak të rënies së të ardhurave të naftës, por kjo nuk e ka penguar fondin që të vazhdojë zgjerimin falë performancës së lartë të investimeve të saj dhe të efekteve të favorshme në tregun valutor.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hajduti tek dera. Ja zonat më të rrezikuara në Tiranë

Nëse keni planifikuar të shkoni me pushime, mos harroni të siguroni mirë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.