Ky vend ofron 10 mijë dollarë për të jetuar aty…

Nëse kërkoni një vend për të punuar dhe i qetë, jashtë zhurmës, atëherë, Vermont në SHBA është një vend perfekt.

Së fundi Guvernatori i Vermontit ka bërë të ditur një projekt ku do të ofrojnë 10 mijë dollarë për dy vjet për të jetuar në këtë vend, dhe njëkohësisht edhe për të punuar.

Lajmi ka bërë bujë në mediat amerikane.

Personat që vendosin të shpërngulen në Vermont do të punojnë nga shtëpia për një punëdhënës jashtë shtetit.

Sipas këtij programi që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, personat që shpërngulen do të ndihmohen edhe në mbulimin e shpenzimeve për lëvizje, jetesë dhe punë.

Aktualisht Vermont ka buxhetuar fonde për të mbështetur 100 grante për 3 vitet e para dhe 20 punëtorë shtesë çdo vit që nga ajo kohë. Përfituesit e grantit do të marrin 10.000 dollarë për dy vite.

Ky projekt ka nisur për shkak të plakjes së popullsisë në Vermont, derisa edhe vendi është mjaft i bukur, kurse gjithashtu edhe takimet po zvogëlohen.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Detajet e takimit historik: Nuk do të ta prish më gjumin me raketa

Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që...
Read More