Ky veprim me kafshët, ju çon në burg dhe një gjobë të majme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka propozuar një nismë, krahas projektligjit të propozuar më herët nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për mbrojtjen e kafshëve. Ky projektligj i depozituar në Kuvend parashikon 18 veprime kundër kafshëve, të cilat do të dënohen me burg.

Kështu do të dënohen me burg ata që: vrasin kafshët, i plagosin, i braktisin, u shkaktojnë vuajtje, i detyrojnë të bëjnë punë jashtë karakteristikave të tyre etj. Dhe sigurisht që do të përfundojnë në burg edhe ata që organizojnë ndeshje kafshës dhe shpërndajnë video ose foto të imazheve të ndeshjes me kafshëve.

Nëse dikush konstatohet duke kryer veprimet e mësipërme do të dënohet me burgim nga gjashtë muaj, deri në dy vite. Ndërsa ata që i kryejnë këto veprime për arsye përfitimi të kafshëve të egra dhe të atyre në zhdukje, do të dënohen me burg deri në dy ose tre vite dhe do të gjobiten 1 milionë lekë të reja.

Për braktisjen e kafshës, dënimi do të jetë me gjobë, nga 10.000 deri në 30.000 lekë.

Shkruar Nga
More from Revista User

BE padit Çekinë, Hungarinë dhe Poloninë për shkak të migrantëve

Bashkimi Evropian ka paditur Çekinë, Hungarinë dhe Poloninë në gjykatë evropiane për...
Read More