Kylie Jenner: Kam qenë viktimë e bullizmit gjithë jetën

Ajo është një biznesmene e sukseshme, me një fëmijë, partner në krah, shtëpi të sajën dhe konsiderohet si miliarderja më e vogël në botë, por jo gjithçka është e lehtë për Kylie Jenner.

Ylli i televizioneve ka zbuluar se ka qenë viktimë e bullizmit për gjithë jetën.

Ajo ka shpenzuar shumë kohë nga jeta e saj duke dëgjuar mendimet e njerëzve rreth vetes dhe familjes së saj.

Dhe 21-vjeçarja ka folur hapur sesi bullizmi e ka prekur gjatë viteve.

Në një video në Snapchat, Kylie flet për përvojën e saj dhe inkurajon të flasin të hapur kur bien pre e ngacmimeve.

“Gjysma prej jush mendojnë se jam e çuditshme. Dhe gjysma tjetër mendon se jam qesharake. Por unë kam qenë ngacmuar që kur kam qenë 9 vjeçe,”-tha Kylie.

“Dhe unë mendoj se kam bërë një punë vërtetë të madhe për përballimin e gjithë kësaj. Por ka njerëz që të ngacmojnë kudo.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Era publikon foto nga Egjipti, pushime pas sukseseve të verës..

Pasi lansoi këngën, Era po shijon pushimet në një vend magjik Kjo...
Read More