Labinot Tahiri me një mesazh emocionues për Pavarësi

auto_labinot1484858469

Këngëtari Labinot Tahiri, tash edhe i pari i AKR-së në Ferizaj, ka bërë një urim mjaftë emocionues në nëntëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Më poshtë është shkrimi i tij i plotë:

17 SHKURTI DITA E PAVARSISË!

17 VITE PAS LUFTËS!

Qytetarë të Kosovës, ju çlirimtarë e veprimtarë!

Jetim të luftës së Kosovës, e ju nëna që humbët më të dashurit tuaj!

Ju nëna të cilat akoma po i kërkoni eshtrat e më të dashurve tuaj, e të atyre bijve e bijave shqiptarë-e të zhdukur!

Ju të pa punë e të harruar nga shoqëria, të injoruar dhe të lënë pas dore nga shumëkush!

Ju që po emigroni çdo ditë, e ju të cilëve ju ka humbur shpresa!

Ju që para 9-të vite, në temperatura -26 gradë e festuat Pavarësinë e Kosovës në secilin qytet nga 7-8000 shqiptarë nëpër sheshet e qyteteve, e sot e festojmë të përçarë!

Ju dëshmorë!

Ju i dashuri dijetarë Ukshin Hoti, i cili je i zhdukur për të vetmen Liri që dhurove dje dhe kishe në plan bashkimin shqiptarë! Sot, nuk po e përjeton Pavarësinë e Kosovës dhe as kufirin e thyer Shqiptaro -Shqiptarë!

Hero i gjallë Ramush Haradinaj, i stërlodhur me gjykata të secilit lloj vetëm për ta mbrojtur luftën e UÇK-s e popullin tënd të dashur……! Të shkoi mosha nëpër ato gjykata, e larg fëmijëve tuaj, vallë a e ndjen kush se sa shumë je në hall?!

Aman të gjithë ju, po po juuuuu!

Aman mos na mallkoni, sepse e dimë mirë se nga harresa që ju kemi lënë anash Kosova i ka sot punët kështu si është sot të gjithë të përçarë!!!

Mëkatet tona nuk janë ndryshe, jemi mbushur me to….!

Urime Pavarësia e festuar me gjysmë zemre e pa flamurë kombëtarë [????????] [????]

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

‘Elif’ takon Angelina-n: Dy aktoret i bashkon diçka shumë e madhe!

Kur mendojmë Angelina Jolie-në, më shumë se një aktore tani na vjen...
Read More