Laboratori i drogës në Shkozë, gjykata lë të lirë 9 nga 10 të arrestuarit

ares

Janë lënë të lirë 9 nga 10 të arrestuar pas zbulimit të laboratorit të drogës të përshtatur në një tunel në Shkozë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lë në burg vetëm njërin nga të arrestuarit, duke e e hetuar nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtari i gatshëm, Artan Lazaj, vendosi lënien në qeli të të arrestuarit Gerald Bilimani.
Sipas Prokurorisë, 59-vjeçari Bilimani është personi që ka marrë me qira ambientin e dy tuneleve pranë ish-Uzinës së Autotraktorëve, ku u gjetën pajime elektrike ngrohjeje dhe ndriçimi artificial për rritjen e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Për të arrestuarit Arjan Kara dhe Ramazan Losha, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës “arrest shtëpie”.
Ata ishin roje të një shoqërie privatë të angazhuar në ruajtjen e ambienteve të dy tuneleve në Shkozë.

Po me kërkesë të organit të akuzës, gjykata vendosi lirimin nga paraburgimi për shtatë të arrestuarit të tjerë për të njëjtën çështje.

Prokurori i çështjes i bëri me dije gjykatës se për ta nuk janë siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur dyshime se mund të jenë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në dy tunelet e Shkozës.

Mes tyre ishte edhe pronari i tuneleve, Hazmi Pallaku, i cili i kishte dhënë ato me qira, Gjergji dhe Kristi Duro, si edhe punonjësi i OSHEE-së, Robert Minoni.

Ambienti ku mund të kultivoheshin mijëra rrënjë kanabis u zbulua të premten gjatë një operacioni të shërbimeve të Komisariatit nr.1, pas një hetimi disaditor, shkruan Panorama.

Policia ndërhyri në dy tunele të kamufluara si vende për prodhimin e plastikës, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se aty kultivohej kanabis.

Në ambientet e mbyllura policia sekuestroi gati 47 kg kanabis sativa të paketuara në qese plastike, mbi 1300 kubikë me lëndë narkotike dhe 200 bimë kanabis.

Po aty u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale llamba fosforeshente, që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe pajisje të ndryshme që shërbenin për funksionimin e këtij laboratori, si dhe pompë uji, depozitë uji, pajisje elektrike, pleh kimik dhe sende të tjera.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e hënë 10 korrik 2017

Dashi Partneri do beje cmos qe t’iu kenaqe edhe ne planin seksual...
Read More