Laboratori modern i hashashit në Skrapar, në dorën e një gruaje

286801

Pas magazinës të zbuluar pak ditë më parë me 12 ton kanabis në një fshat të Beratit, dje u zbulua një super laborator droge, në të cilën burime jo zyrtare bëjnë me dije se janë 6 ton kanabis që ishte paketuar dhe 2 mijë fidanë në boçe gati për t’u mbjellë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, mëngjesin e së mërkurës në Skrapar, pas hetimeve në operacionin e djeshëm bëri të mundur të zbulonte një nga laboratorët më të sofistikuar të përpunimit të kanabisit. Në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, u zbulua laboratori në një zonë të thellë ndërmjet Skraparit dhe Beratit, pranë HEC-it të Vlushës.

Drejtues ky laborator ka një grua, e cila ra në pranga të uniformave blu. Edlira Lame 42 vjeçe, banuese në Skrapar, administratore e një fasonerie, e magazinës e cila më parë ka qenë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinal. Por Edlira nuk punonte e vetme, pasi në bashkëpunim me 49-vjeçarin Muhamet Kadiu, i cili u arrestua së bashku me Lamen, në furgonin e të cilit u gjetën të njëjta pajisje elektrike si brenda fabrikës. Policia deklaron se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e fabrikës ushtronin aktivitet të kundraligjshëm.

Sipas burimeve, janë edhe tre persona të tjerë, roli i të cilëve nuk dihet ende po ndiqen në gjendje të lirë por dyshohen se janë policisë në komisariatin e Skraparit. Mbi Edlirën dhe bashkëpunëtorin e saj rëndojnë tashmë tre vepra penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Administratorja

E gjithë ky laborator u menaxhonte nga 42-vjeçarja nga Skrapari, Edlira Lame, e cila me ndihmën e shoferit, kishte arritur të krijonte një laborator modern për përpunimin e drogës. Dhe për ta bërë këtë duket se nuk e ka pasur të vështirë, pasi ajo administronte një firmë private masonerie, ku prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki, ambientet e së cilës duket se i ka përdorur edhe për të përpunuar drogën. Më herët në ambientet e fabrikës, prodhoheshin edhe bimë medicinale, ndërsa kohët e fundit shërbente si laborator i përpunimit të kanabisit.

Laboratori

Magazina e ideuar si laborator, u zbulua në vijim të operacioneve dy javëve ku u gjetën 1.2 ton drogë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një firme private (fasoneri) në administrim të Lames u gjetën: pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike, rreth 2 kg mbetje bimë narkotike kanabis-sativa, 176000 lekë të rinj, 250 paund, 19900 dollar si edhe 210 fishekë kalibër 7.62 mm. Sipas burimeve në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabisi i tharë. Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se, laboratori është ndër më modernët të zbuluar deri tani, për përpunimin e lëndës narkotike.

Shkruar Nga
More from Revista User

10 destinacionet kryesore për të vizituar në Tiranë

“Railways and Randomnes”, një ndër blogjet më të njohura të fushës së...
Read More