Lady Gaga, Këngëtarja e njohur vendos të flasë për herë të parë: Kam tentuar….

 

Lady Gaga njihet si një ndër ato këngëtare që preferon gjithmonë të flasë hapur edhe kur bëhet fjalë për gj%rat e saj personale.

Këngëtarja e famshme dhe nëna e saj Cynthia Germanotta u shfaqën së fundmi në eventin e rëndësishëm të ndarjes së çmimeve për fondacionet e bamirësisë në “Global Changemakers Award”.

Ato të dyja u nderuan me çmim nga “Global Changemakers” për hapjen e fondacionit “Born This Way”.

Duke marrë shkas nga vetëvrasja e disa nga figurave më të njohura në botë, ajo vendosi që të fliste për sekrete që i zbuloi për herë të parë.

Lady Gaga gjatë fjalimit të saj tregoi se sa shumë e nevojshme është prania e të tjerëve për të lehtësuar procesin e rikuperimit nga sëmundjet mendore shkruan

“Për këto katër vitet e fundit kam pasur disa ide për vetëvrasje dhe mendime të vazhdueshme për këtë gjë.

Në fillim mendoja se isha thjesht një njeri i keq dhe isha e vetme, megjithatë në momentin që i tregova familjes dhe miqve të mi gjeta menjëherë mbështetje.

Më vonë fillova të takoja persona që kishin të njëjtin problem si unë. Unë e di se jam me shumë fat që kam gjetur mbështetje, por të gjithë mund të të ndihmojnë nëse ke kurajën të tregohesh i ndershëm me veten dhe të tjerët,– tha këngëtarja.

*****************************
Stefani Joanne Angelina Germanotta e lindur më 28 Mars 1986, e njohur më mirë me emrin e saj të skenës Lady Gaga, është një këngëtare-kompozitore Amerikane e muzikës pop.

Ajo filloi të performonte në skenën e muzikës rrok në pjesën perëndimore të qytetit të Nju Jorkut në vitin 2003 dhe u regjistrua në universitetin e arteve të Nju Jorkut. Shpejt, ajo nënshkroi me Streamline Records, një degë e Interscope Records.

Gjatë kohës së saj tek Interscope, ajo punoi si kompozitore për artistët e tjerë dhe tërhoqi vëmendjen e Akon-it, që njohu aftësitë e saj vokale, dhe e bëri të nënshkruante për studion e regjistrimit të tij, Kon Live Distribution.

Lady Gaga erdhi në ngritje pas publikimit të albumit të saj të parë The Fame (2008), që ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe fitoi popullaritet botëror me këngët e saj “Just Dance” dhe “Poker Face”.

Albumi doli në vendin e parë të klasifikimeve në gjashtë vende, doli në dhjetëshen më të mirë në botë, dhe në krye të klasifikimit Dance/Elektro për albumin, si dhe në vend të dytë në klasifikimin Amerikan të dyqind këngëve më të mira.

Bazuar ne suksesin botëror të “The Fame”, Lady Gaga nxori në treg albumin e saj të dytë që e titulloi “The fame Monster” (2009), në këtë album ajo bashkë me kompozitorin ReOne prodhoi dy këngë që shumë shpejt u bënë kryesuese të klasifikimeve botërore.

“Bad Romance” dhe “Telephone” të cilat e çuan të bënte një turne te dytë pas “The Fame Ball Tour”, që e titulloi “The Monster Ball Tour”.

Ndërsa albumi i saj i tretë “Born This Way” u publikua më 23 Maj 2011, ndërsa kënga shoqëruese e këtij albumi, me të njëjtin emër u publikua më 11 shkurt te vitit 2011.

Frymëzuar nga artistët glam rock si David Bowie dhe grupi Queen,si edhe këngëtarët e muzikës pop si : Madonna dhe Michael Jackson, Lady Gaga është e njohur për sensin ndryshe të stilit të saj si një artiste regjistrimi, në mode, në performanca si edhe në videoklipet e saj.

Kontributet e saj në industrinë e muzikës i dhuruan asaj shumë çmime duke përfshirë dy çmime Grammy, dy rekorde botërore Guiness dhe shitjen e mbi 17 milion albumëve dhe rreth 51 milion këngëve në të gjithë botën.

“Billboard” e emëroi atë si artistja e vitit 2010 dhe e rënditi atë si artisja e tetëdhjetë e shtatë e dekadës së vitit 2000. Lady Gaga ka qenë e përfshirë në listën vjetore të revistës “The Time” dhe e ka renditur atë si një nga njëqind njerëzit më të fuqishëm në botë, gjithashtu revista “Forbes” e ka renditur Lady Gagën si personin e katërt më të fuqishëm në botën muzikore.

Lady Gaga është bërë e famshe në vitin 2005 ku u zbulua nga producenti i famshëm Akon. Lady Gaga që nga femijëria shkroi një këngë kur ishte 4 vjeçare dhe e quajti Dollar Bills.

Lady Gaga pas albumit të saj The Fame u konsiderua si një yll i fuqishëm botëror.

Në albumin e saj The Fame ajo arriti një shumë të madhe shitjesh dhe fitoi shumë.

Ajo hyri edhe në listën e këngëtarëve më të pasur me 6 vite karrierë , ndryshe nga Madonna 36 vite karrierë por me fitim shumë të madh.

Lady Gaga u emërua edhe si Mbretëresha e Pop muzikes “Queen Of Pop” nga Rolling Stone për vitin 2011.
Lady Gaga u emërtua nga listat e mëdha botërore si Zemër Artë ose Golden Heart pas ndihmave te shumta që ju ofron të varfërve.

Lady Gaga gjithashtu ka dhe Fondacionin e saj Born This Way Foundation për bamirësi të cilin e udhëheq bashkë me nënën e saj Cynthia Germanotta.

Lady Gaga u martua me aktorin dhe modelin amerikan Taylor Jacks Kinney i cili ka lindur në 15 korrik 1981 në Lancaster, Pennsylvania.

Me pas ata u ndane, por mbeten miq te mire.

Diskografia
· The Fame (2008)
· The Fame Monster (2009)
· Born This Way (2011)
· Artpop (2013)
· Cheek to Cheek (2014)
Turne
· The Fame Ball Tour (2009)
· The Monster Ball Tour (2009–2011)
· The Born this way ball tour (2012 – 2013 )
· ArtRAVE (2013-2014)

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shtohen tensionet: Kina nuk lejon luftanijen amerikane të ankorohet në Hong Kong

    Qeveria e Kinës ka bllokuar një anije të Marinës amerikane...
Read More