Lady Gaga shkëlqen në Milano

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, vijon turin e saj “Joanne World Tour”. Këtë herë ajo është ndalur në Milano, ku ka performuar përpara mijëra fansave italianë e jo vetëm.

3-1

Picture 1 of 8

Turi i cili ishte planifikuar të niste që në muajin shtator, u shty për shkak të disa problemeve fizike të këngëtares, e cila mbrëmjen e së enjtës është shfaqur më në formë se kurrë përpara fansave, duke performuar këngët e saj më të njohura të cilat janë shndërruar në Hit-e.

Gjithashtu Lady Gaga performoi ëdhe këngë, të cilat janë pjesë e albumit të saj të fundit “Joanne”.

Gjatë performancës së saj për disa orë me rardhë, Lady Gaga ka elektrizuar skenën me veshje dhe performanca të ndryshme, shoqëruar edhe nga balerinët në skenë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndryshimi vetëm në 8 javë

Palestra padyshim është një prej mënyrave më të mira për të rënë...
Read More