Lady Gaga vuan nga stresi post-traumatik

ladygaga

Ylli i muzikës pop Lady Gaga ka vuajtur nga sindroma e stresit post-traumatik që kur është përdhunuar në moshën 19-vjeçare.

Gaga sapo ka publikuar albumin e saj të ri Perfect Illusion dhe nuk ka folur shumë për sulmin seksual që kur e përmendi në vitin 2014, kur tha se është përdhunuar nga një producent në fillim të karrierës së saj muzikore.

Ajo ka thënë dhe emrin e fajtorit dhe dhimbjen që përjetoi pas ngjarjes, por të hënën në një takim në një strehë të pastrehësh dhe anëtarë të komunitetit LGBT në New York tha se po shprehte publikisht për herë të parë diagnozën e stresit post-traumatik.

Takimi i saj në qendrës Ali Forney Center u shfaq në televizionet amerikane. Gaga dukej teksa surprizoi të rinjtë e marzhinalizuar të shoqërisë me dhurata veshjesh dhe ushqime, si dhe këndoi disa këngë për ta.

“Këta të rinj nuk janë vetëm të pastehë apo në nevojë; shumë prej tyre janë të mbijetuar traumash sociale”, shpjegonte këngëtarja, e cila drejton gjithashtu një fondacion bamirësie për të rinjtë e trazuar. “Trauma ime në jetë më ndihmoi të kuptoj traumat e të tjerëve”, tha ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kishte fshehur 16 doza kokainë në lavatriçe, arrestohet 23-vjeçari

Policia italiane ka vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar i akuzuar për...
Read More