Laert Vasili përplaset me Derhemin: Teatri është i Shqypnisë lale, jo i tironsve

Replika të forta mes artistëve që ndajnë mendime të ndryshme për çështjen e Teatrit, në dëgjesën e sotme me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Aktori Arben Derhemi, njëherësh kreu i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, në fjalën e tij, duke dhënë ultimatumin se nuk negociohet asnjë centimetër i truallit të Teatrit, ka thënë prerë se “Troncit duhet të kenë identitet në qytetin e tyre, edhe Shoqata e Tironsve të mos bëjë qoka politike, por të mos harrojmë që kullat 40 katëshe, betoni për këtë vend është mungesë kulture dhe totalisht vizioni”.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer disa artistëve, si Luftar Pajës, që ka theksuar se ai është Teatër Kombëtar dhe nuk ka vend për këto ndarje, ndërkohë që fort ka replikuar edhe aktori Laert Vasili.

DEBATI

Vasili: Në atë teatër në dimër ndërpriten shfaqje, se aktorët shkojnë me 42 temperaturë në shtëpi nga të ftohtët, është një hu e gjithë ajo godinë, që nuk përfaqëson as emocionet që na ka falur Margarita Xhepa, as Ndrenika. Kujtesa emocionale e një populli ka të bëjë me gjuhën, ajo nuk kultivohet në një kapanon ku akustika nuk i lejon aktorët të dëgjohen te rradha e fundit dhe detyrohen të ulërasin.

Replikon Derhemi

Vasili: Unë do them shumë të tjera se kam 20 vjet në skenat e Evropës, nëse nuk e do, flasim për balonë tauke, balon tabake, ne në jug themi ‘vishu ngjishu kallogre, por nuk bëhesh nuse e re’, nuk është teatri i tironcve, por i Shqypnisë lale, se racizmi që përdoret këtu është shumë më i frikshëm se ai që jam përballuar unë andej. Teatri që u ndërtua në Athinë kushtoi 600 milionë euro, nëse doni një teatër me 30 milionë euro, mos e bëni, ne duam të rrimë aty, të vuajmë nga tuberkulozi.

Reagon prape Derhemi nga vendi

Vasili: Ej, se te degjoj une deri ketu, pra na lini te semuremi me semuremi me semundje te pasherueshme dhe te performojme ne Sharre ose nga Kombinati, se ce duam ne teatrin e ri, ne na duhet vija politike, llaci, por jo produkti artistik…

************

Artisti i madh Robert Ndrenika është larguar nga dëgjesa që ka pasur sot mes aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe Erion Veliajt.

Aktori ka lënë sallën fiks pas fjalës së Zamira Kitës, e cila u shpreh pro prishjes së godinës së teatrit.

Salla ku janë mbledhur artistët ka qenë shumë e vogël, dhe duket se artistët mund të kenë ndjerë dhe probleme me frymëmarrjen.

Më herët gjatë fjalës së tij Ndrenika është shprehur qartë se është kundër prishjes së godinës, që sipas tij është Jeruzalemi i artistëve.

Një tjetër opinion ka ardhur në takimin me artistët për prishjen ose jo të Tetarit nga aktorja, Zamira Kita.

“Unë jam për një Teatër të ri, ai aktual është në një gjendje të mjerueshme nuk e kuptoj pse kolegët janë kundra…Çfarë ka që nuk janë dakord nëse bëhet një teatër i ri shumë i mirë…”, tha ajo.

Në replikë me aktorin Arben Derhemi lidhur me kullat që shoqëron projekti i ri i Teatrit, Kita tha: “Për mua kullat nuk kanë lidhje (në debat) nëse nuk më cënojnë Teatrin…”

Në takimin mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe artistët ka qënë e pranishme edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila nuk ka mbajtur asnjë fjalë, por është fokusuar tek mbajtja e shënimeve.

Në këtë rast, nuk ka munguar ironia e aktorit Arben Derhemi i cili ka “falenderuar” ministren që ka lënë punët dhe ka qenë e pranishme.

“Ju të ministrisë na e keni lënë ministrinë pa punë. Teatri Kombëtar ka 73 vjet që funksionon dhe nuk ka çeduar në asnjë moment, këtë e them me bindje të plotë”, është shprehur Derhemi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ianthe Rose, Modelja angleze në krahët e portierit Loris Karius

  Ianthe Rose është biondja e radhës që po ‘trondit’ portën e...
Read More