Lajmi për kampin e refugjatëve, Berisha revoltohet: O sot o kurrë, ta përmbysim Ramën!

Pas raportimeve se edhe kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk mbështet ngritjen e një kampi refugjatësh në një vend si Shqipëria, ka reaguar i revoltuar ish-kryeministri.

“O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Ramën, Jorgo Zografin e dytë!

Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe, për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka:

Të shesë detin!

Të shesë tokën!

Të pranojë qindra-mijëra ish-terroristë të ISIS në Shqipëri!

Të përzërë nga Shqiperia rininë, të ardhmen e saj!

O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë, nga sundimi, shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetiake dhe kombëtare të shqiptarëve!” shkruan Berisha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kastro Zizo bën deklaratën shokuese: Jam gati të martohem, por…

  Kastro Zizo është një prej personazheve më të komentuar të showbiz-it...
Read More