Lame: Do i kthejmë shtetit pronat e grabitura në bregdet, 30 mijë parcela do i nënshtrohen rivlerësimit

 

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një deklaratë për mediat bëri të ditur se qeveria po përgatit një skemë veprimi për pronat në zonat bregdetare, “për t’i dhënë fund procesit të turpshëm” të grabitjes së tyre.

Kështu, të gjitha tokat bregdetare që i janë grabitur shtetit ndër vite do i rikthehen atij.

Drejtori i ALUIZNI-t tha se do të jenë 30 mijë parcela që do i nënshtrohen procesit të rivlerësimit.

“Qeveria po përgatit një skemë veprimi për tonat në zonat bredgetare. Do krehet vendimmarrja përgjatë vijës bregdetare. Do i nënshtrohen rivlerësimit 30 mijë parcela përgjatë gjithë bergdetit shqiptar.

Tokat në zonat bregdetare u ndanë duke u konsideruar si bujqësoreTokat e ish-kooperativave janë keqpërdorur, do t’i kthejmë shtetit tokat e grabitura”.

“Qeveria synon t’i thotë fund këtij procesi të turpshëm dhe t’i rikthejë shtetit pronat e grabitura në këtë mënyrë. Prona, që duke u rigrupuar do të ketë destinacion të qartë, përdorimin në procesin e kompensimit të ish-pronarëve dhe investimeve në turizëm.

Nga ky fenomen zhvatje ka vuajtur e gjithë zona bregdetare e vendit. Si zona të tilla, Velipoja, Lezhë Shëngjin, Kune Vain, ishull Lezhë, Gjiri i Lalzit, Spille në Kavajë, Seman, Nartë, Orikum dhe të gjithë bregdetin e Rivierës në përgjithësi në jug.

Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore zona e rërës e plazheve, brezit pyjor të bregdetit, kënetat, ligatinat, moçalet. Janë ndërruar zërat kadastralë”, tha Lame.

Lame kishte dhe një apel për qytetarët: Të bëjnë kujdes për blerjen e tokave në  në bregdet, veçanërisht për tokat me çmime të ulëta.

“Një pjesë po mundohen të humbasin gjurmët e krimit duke i shitur, rishitur, ndarë e rindarë këto parcela të fituara në rrugë të kundraligjshme. Në këto kushte i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që në padijeni mund të bien në kurthe të tilla”.

“Të tregohen të kujdesshëm në momentin që duan të blejnë prona në zonat bregdetar. Para blerjes interesohuni në zyrat e urbanistikës dhe në Bashki. Nëse s’ka plane rregulluese në këto zona, mos i blini. Mos merrni toka, të cilat nuk mund të kthehen asnjëherë në toka të ndërtueshme”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Maks Velo rrëfen ‘femrat e tij’ në ‘Jetë paralele’

  Një libër që ka shkaktuar shumë bujë në media. Bëhet fjalë...
Read More