Lamtumirë Blerta Pepa, vëllai status të ndjerë: Ike duke qeshur, do takohemi….

4-12-933x445

Zëri rebel dhe i ëmbël i Blerta Pepës, do të mbetet gjatë në kujtesën e familjarëve, të afërmve, shokëve, por dhe të publikut, i cili ka mbetur i tronditur nga kjo ngjarje tragjike. 15-vjeçarja pas një operacioni në gju në spitalin privat “Continental” prej nga doli e pajetë, dje u përcoll për në banesën e fundit. Një nga vëllezërit e Pepës, Rolandi, publikoi në rrjete sociale foton e fundit që i shkrepi 15 -vjeçares, pak minuta para se ajo të futej në sallën e operacionit, ku shfaqesh e qeshur, por që nga ajo sallë Pepa doli e pajetë.

“Foto e fundit që të boni vëllai ty. Ti ike duke qeshur zemra ime, ti më premtove qe do vijë prap … por ti nuk erdhe më dhe na le vetëm. Një ditë do takohemi edhe do jemi shumë të lumtur atje lart”, shkruan vëllai i saj.

Spitali privat “Continental”, ku 15 -vjeçarja shkoi për të bërë operacioni, tha se pacientja humbi jetën si pasojë e komplikacionit të rrallë, hipetermia malinje. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, mësohet se shkaku i vdekjes së 15-vjeçares, Blerta Pepa ka ardhur nga hipertermia malinje, një komplikacion i shfaqur gjatë operacionit. Gjithashtu, ekspertiza bën të ditur gjithashtu se, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale është përdorur edhe ilaçi “Dantrolen” medikament për uljen e temperaturës.

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 3 mjekët që asistuan operacionin. Për doktorin ortoped me origjinë gjermane, Moeibus Ulf, doktorin Jovan Kosta dhe anestezistin Tefik Zhurda, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të tentativës së vetëvrasjes me injektim preparati anestezie, blutë e kryeqytetit kanë referuar materialet në prokurori me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm. Nga ana tjetër, spitali “Continental” thotë zyrtarisht se, e disponon ilaçin “Dontrolen” dhe se është përdorur gjithë sasia e nevojshme e këtij medikamenti.

Vëllai, akuza spitalit

Dhimbja e familjarëve nga humbja e papritur e fëmijës së vogël të shtëpisë është shoqëruar dhe me akuza për spitalin privat. Kjo e ndikuar dhe nga fakti se edhe vëllai i dytë i familjes, vëllai i Blertës, kishte pasur eksperiencë të ngjashme për problemet e gjurit, por fatmirësisht nuk ka pasur problemet me anestezinë.

“U përgatitëm për në orën 10 të paradites, por kaluan disa orë dhe si përfundim ishim bërë gati për në orën 8 të mbrëmjes për të kryer operacionin. Spitali “Continental”, më vjen keq që ta them, por ishin të papërgjegjshëm. Nuk kemi pasur fundja sikur një ngushëllim një telefonatë për babain tim”, shprehet Ermal Pepa, vëllai i Blertës.

Ministria e Shëndetësisë, në një reagim mbi këtë ngjarje, bën me dije se ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e këtij rasti dhe do të marrë masat e duhura për këtë ngjarje të rëndë. Në të njëjtën kohë, ministria i shpreh ngushëllime familjes si dhe po ndjek nga afër ecurinë e gjendjes shëndetësore të mjekut reanimator, i cili po lufton me vdekjen.

Ekspertiza: Shkaku hipertermia malinje

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se shkaku i vdekjes së 15-vjeçares Blerta Pepa ka qenë hipertermia malinje, një komplikacion i shfaqur gjatë operacionit. Gjithashtu, ekspertiza bën të ditur gjithashtu se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale është përdorur edhe ilaçi “Dantrolen” medikament për uljen e temperaturës, i pretenduar se ka munguar gjatë operacionit. Pavarësisht përdorimit të këtij ilaçi, artistja e re nuk ka mundur t’i mbijetojë komplikacionit shëndetësor, duke ndërruar jetë pak orë pas operacionit. /R.SH/

Shkruar Nga
More from Revista User

Rikthimi i ‘Spice Girls’, Viktoria Beckham zbulon të vërtetën

Prej kohësh në mediat botërore po qarkullojnë fjalë mbi një rikthim të...
Read More