Lamtumirë kapiten! Italia përcjell mes lotëve futbollistin e Fiorentinës

 

Dita e sotme ishte edhe ndarja e fundit e familjarëve, miqve shokëve dhe gjithë opinionit sportiv, me kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Davide Astori.

Në orën 10:00 nisi ceremonia e lamtumirës për 31-vjeçarin, që humbi jetën të dielën, pas një ataku kardiak.

Ceremonia e lamtumirës u zhvillua në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë në Firenze.

Më pas kortezhi iu drejtua San Pellegrinos, vendit ku Astori lindi dhe do të prehet.

Në Firenze kishte një pjesëmarrje rekord, në homazhet e Astorit.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Der Standard: Franca është kundër hapjes së negociatave, problem nuk është më kanabisi, por kokaina

    Gazeta e njohur austriake, Der Standard shkruan se Berlini dhe...
Read More