Largimi i Andi Çelikut, Zaganjori-Metës: Gjykata e Lartë në kolaps




Pas largimit nga detyra e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Andi Çeliku për shkak se i mbaroi afati, ky institucion ndodhet në kolaps.

Mësohet se kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori vuri në dijeni për largimin e Çelikut, presidentin Ilir Meta. Ndërkohë, nga 17 anëtarë të Gjykatës së Lartë, kanë mbetur vetëm 9 të tillë.

Kujtojmë se Çeliku gjykonte sëfundmi edhe çështjen e ish-deputetit Tom Doshi, ku ishte relator.

Më herët veprimin e bërë sot nga Çeliku e kanë marrë edhe koleget e tij Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, dhe Arjana Fullani, ndonëse sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, dhe konkretisht pikës 5 të nenit 136 të Kushtetutës, gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Pritet në Norvegji/ E qeshura e hidhur e Aliçkës me “ndërkombëtarët”

  Me titullin “Dosja 12 Tiranë -rrëfenjë me ndërkombëtarë”, romani i shkrimtarit...
Read More