Largimi i bujshëm, Gjebrea thumb Fevziut: Gjenerali e bën edhe me të rinj televizionin!

Ditë e veçantë për moderatorin e njohur shqiptar, Ardit Gjebrea. Ai feston ditëlindjen dhe mbush plot 55 vjeç. Mësohet se moderatori ka festuar ditëlindjen e tij të 55-të në Drimadhës.

Në videot e mëposhtme shihet se si Arditi ka performuar përpara miqve duke iu dhuruar atyre muzikë. Ndërsa e bukur është edhe performanca e vajzës së moderatorit Ana. Ajo shihet teksa kërcen me plot energji.

Të ftuar specialë në festën e Gjerbreas mësohet se kanë qenë Aleksandër Frangaj me bashkëshorten Alba Frangaj.

Teksa ishin të pranishëm pronarët e Tv Klan, Arditi nuk ka lënë pa thumbuar edhe lëvizjen e bujshme të Blendi Fevziut drejt Top Channel që po përflitet kohët e fundit.

“Gjenerali e bën edhe me të rinj televizionin”, është shprehur Gjebrea. Ndërsa është zbuluar se Frangaj do të bëjë investime në skenografinë e Tv Klan.

Sakaq, i pyetur nga gazetarja Alma Çupi se përse nuk bën recital Arditi është shprehur se nuk e lë ‘Të dielën Shqiptare”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

I mbijetuar i Holokaustit boton letrën nga e ëma: “Më dëgjo, koha shëron çdo gjë..”

Një i mbijetuar i Holokaustit, më në fund ka lexuar dhe ka...
Read More