Largimi i emigrantëve forcon euron

Monedha europiane i është rikthyer trendit rritës që në ditët e para të vitit 2018F. Forcimi i euros ka ardhur si shkak i largimit të emigrantëve drejt vendeve ku ata punojnë duke ulur në këtë mënyrë qarkullimin e euros në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer gjatë së premtes me 133.43 lekë duke u rritur me rreth 2 pikë.Ndërkohë ulje ka pësuar dollari amerikan.

Largimi i emigrantëve dhe ulja e konsumit ka rikthyer euron në pozita të forta kundrejt lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë që në ditët e para të këtij viti është regjistruar një tendencë rritëse e monedhës europiane.

Në kursin e këmbimit valutor një euro po shkëmbehet tashmë me 133.43 lekë duke pësuar nje rritje me të paktën 2 pikë ndërsa pritshmëritë janë për një forcim të mëtejshëm.

Përtej faktorëve vendas në vlerësimin e monedhës së përbashkët europiane ka pasur edhe performanca e valutës në tregjet ndërkombëtare, ku është shënuar vlera më e lartë e kësaj monedhe në katër muajt e fundit.

E kundërta ka ndodhur me dollarin amerikan i cili vetëm në pak ditë ka rënë ndjeshëm. Kjo shpjegohet me faktin se kohët e fundit investitorët në tregjet ndërkombëtare kanë preferuar euron pasi janë në pritje të prezantimit të politikave favorizuese të Bankës Qendrore Europiane për vitin 2018.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në vendin tonë ku dollari është zhvlerësuar përsëri duke arritur në nivelin e 110. 8 lekëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si ndikon personaliteti në shëndetin tuaj

A jeni person që vetëm bëni qejf apo më i kujdesshëm, romantik...
Read More