Lavrov i akuzoi SHBA-të për “rusofobi”

sergei-lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka dënuar sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara, kundër 38 personave, që luftojnë dhe i mbështesin separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

“Në asnjë mënyrë kjo nuk ndihmon në përmirësimin e atmosferës”, tha Lavrov mbrëmë në Moskë, dhe ka shtuar se “sanksionet janë imponuar pa arsye të dukshme”.

“Mund të shpreh keqardhje e asgjë tjetër për këtë mani rusofobike të kolegëve tanë amerikanë”, tha Lavrov, duke vlerësuar se “kjo shkon përtej të gjithë kufijve”.

Administrata e presidenti amerikan, Donald Trump, dje ka shpallur sanksione të reja.

Dje, po ashtu, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, është takuar me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, në takimin e tyre të parë ballë për ballë.

Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin, tha se sanksionet janë të parapara për “të mbajtur presion kundër Rusisë për të punuar kah një zgjidhje diplomatike” në Ukrainë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vajza e Stines, Estia, feston 1 mujorin

Stine është bërë baba vetëm një muaj më parë, i një vajze...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *