Lavrov: Nuk na çudit që CIA përdor pajisje për hakim



shefi-i-diplomacise-ruse-sergej-lavrov

Moska konsideron se duket të jenë të pranueshme të dhënat për pajisje për hakim të CIA-s, ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov pas takimit të enjten me homologun gjerman Zigmar Gabriel.

“Kur bëhet fjalë për pajisjen e harkimit të cilën e posedon CIA, i kemi parë”, ka thënë Lavrov, duke shtuar se niset nga ajo që ekspertët e konsiderojnë këtë informacion të pranueshëm, transmeton TASS.

Ai ka thënë se duhet marrë parasysh gjithçka rreth së cilës delegacioni rus është i vetëdijshëm.

“Wikileaks” ka publikuar mijëra dokumente të reja, në të cilat janë përshkruar aparatet teknologjike, të cilat thuhet se ci përdorë për sulme hakimi në prodhimet softuerike dhe harduerit, të cilat përdoren në gjithë botën.

Agjencia amerikan nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka demantuar autencitetin e dokumenteve.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Enca në lidhje me reperin gjerman?

Enca Haxhia është ndër artistet më të përfolura në mediet rozë. [ngg_images...
Read More