Lavrov: Shpresë për sukses në ndërmjetësimin me SHBA-të për Sirinë

Rusia do të synonte bashkëpunim të mëtejshëm me Uashingtonin, nëse do të ketë sukses armëpushimi në pjesën jugperëndimore të Sirisë, që është ndërmjetësuar së bashku me Shtetet e Bashkuara, ka thënë
ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ne do të përpiqemi në këtë bazë, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm”, tha Lavrov gjatë një konference për gazetarë në Moskë.

Mëtutje, ai ka theksuar se Rusia ka kontakte të vazhdueshme me zyrtarët amerikanë për konfliktin në Siri dhe shpreson se do të jenë të gjendje të ndërmjetësojnë një armëpushim të ngjashëm edhe në pjesët e tjera të këtij vendi të përfshirë nga lufta.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur pothuajse qëndrime të njejta me rastin e shpalles së marrëveshjes për imponim të armëpushimit në pjesën jugperëndimore të Sirisë, javën e kaluar.

Marrëveshja ka hyrë në fuqi para dy ditësh dhe duket se po respektohet.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Skënderbeu” shfaqet në teatrot e Evropës

Teatri shqiptar në Amerikë me projektin teatror "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" është duke vazhduar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.