Le Drian: E gjithë Europa do të ngrihet kundër Trumpit

“Europa do të ngrihet kundër përpjekjeve të Donald Trumpit për të ‘destabilizuar’ Bashkimin Europian dhe për të penguar bashkëpunimin ndërkombëtar”, deklaroi ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.

Shefi i diplomacisë franceze i hoqi dorashkat në këtë deklaratë kaq të drejtpërdrejtë të tij, kur tha se presidenti amerikan nuk mund ta pranojë se ka një entitet që quhet BE.

“Trump, – u shpreh ai, – beson vetëm në marrëdhënie konfliktuale”.

Le Drian e akuzoi presidentin amerikan edhe për përpjekje për të shkatërruar angazhimin shumëpalësh për tregtinë, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kundër aktiviteteve bërthamore të Iranit./TCH/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Elvis Pupa rikthehet ashtu siç nuk e kishit menduar

Aktorin Elvis Pupa nuk e kemi parë të jetë pjesë e ekranit...
Read More