Le Monde: Merkel e ka humbur magjinë. Kancelarja në fije të perit


“Këtë herë magjia e Anxhela Merkel për të bërë kompromis nuk ka funksionuar”. Kështu ka shkruajtur, në editorialin e saj të mesditës të së hënës, gazeta prestigjoze franceze “Le monde”, e cila i referohet dështimit të negociatave për të krijuar një qeveri të re me Merkelin sërish kancelare.

Që prej zgjedhjeve të fundshtatorit, kur CDU- CSU e Merkelit doli e dobësuar duke humbur 65 vende në parlament, kancelarja ishte angazhuar në negociata me partinë Liberal Demokrate (FDP),  e drejtuar nga Christian Lindner dhe partinë ekologjiste të drejtuar nga Katrin Göring- Eckardt.

Por dje u anunçua fundi i atij që u konsiderua si koalicioni Xhamajka, për arsye se ngjyrat e tri partive u ngjanin tyre të flamurit të shtetit të Karaibeve.

Megjithëse ekologjistët dhe vetë Merkel bënë shumë koncesione, liberalët qenë ata që nuk pranuan kompromisin, shkruan Le monde, duke iu referuar shprehjes së Christian Lindner se “më mirë të mos qeverisësh fare sesa të qeverisësh keq”.

Arsyet e prishjes së kompromisit janë mosmarrëveshjet për emigrantët dhe çështjet mjedisore.

Mundësitë tani janë që ose Merkel të krijojë një qeveri të pakicës, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në Gjermaninë e pas luftës, ose të shkohet në zgjedhje të reja, gjë që mund të forconte edhe më shumë partinë e ekstremit të djathtë AFD, e cila në betejën e fundit elektorale mori 12.6%.  Përndryshe Merkel duhet të marri mbi vete përgjegjësitë dhe të zhduket nga skena politike.

Sipas Le monde, ky dobësim i kancelares historike dhe humbja e influencës së saj pas dështimit të negociatave më 19 nëntor, nuk është një sinjal i mirë as për Europën që e sheh të destabilizuar ekonominë më të madhe të kontinentit dhe një nga shtyllat e Bashkimit Europian.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama: Marrëdhënia ime me Fatos Nanon ka ndryshuar…

Teksa foli për të ardhmen e Partisë Socialiste dhe se kush mund...
Read More