Le Pen në vështirësi fondesh për fushatën



marine-le-pen-afp

Liderja e të djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen me sa duket nuk po mbledh dot fondet e nevojshme të fushatës elektorale, teksa bankat vazhdojnë të refuzojnë huat për të për arsye politike, raportonte të enjten një zyrtar i saj.

Sekretari i përgjithshëm i Frontit Kombëtar, Nicolas Bay tha për radion Europe 1 se kishte kërkuar një hua prej 27 milion euro për fushatat presidenciale dhe legjislative të vitit që vjen, nga stabilimente bankare të Francës, Evropës dhe botës.

“Refuzimi i bankave franceze përbën një problem sepse është diskriminim bazuar në opinione politike”, tha ai. Një zëdhënës i rrjetit bankar Societe Generale tha se ata kishin refuzuar sistematikisht kërkesat e huave nga partitë politike, duke cituar si arsye biznesin pozitiv dhe neutralitetin politik.

Le Pen raportohet se ka mbështetjen e të paktën një të katërtës së francezëve por fondet e fushatës kanë qenë përherë një problem. Në 2014 u raportua se partia kishte marrë një hua 9 milion euro nga një bankë ruse.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

“Armët” e protestuesve, fshesa dhe vezë

Fshesa është një tjetër simbolikë e protestës së sotme nga opozita. Të...
Read More