Le Pen reagon pas humbjes në zgjedhjet presidenciale

le-pen

Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe ja ka uruar fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron.

Në paraqitjen para mbështetësve të saj, Le Pen ka thënë se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.

“Francezët dje zgjodhën presdientin e ri dhe me votën e tyre kanë zgjedhur vazhdimësinë.Unë i uroj fitoren dhe sukses, Emmanuel Macron. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe që kanë qëndruar pranë meje gjatë fushatës”, është shprehur Le Pen, duke thënë se do ta vazhdojë betejën politike nga opozita.

Votuesit në Francë dje kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes të kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vrasja e komisar Cukut, reagon ish-kolegu: Policia të hetojë hakmarrjen…

Pas ekzekutimit të komisar Artan Cuku vetëm pak ditë më parë ka...
Read More